1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Dhurata e Bajramit” nisma vullnetare që për herë të tretë po synon të gëzojë fëmijët në kohë pandemie

Më të lexuarat

Rreth 20 mijë dhurata janë planifikuar të shpërndahen për fëmijët gjithandej Kosovës, në rajon dhe në diasporë për festën e Bajramit. “Dhurata e Bajramit”, si një iniciativë vullnetare jo profitabile, synon gëzimin e sa më shumë fëmijëve në këtë kohë të pandemisë. Kësaj radhe po organizohet për herë të tretë radhazi me suksese të përsëritura.

Dhuratat mund të porositen online, ndërsa çmimi i tyre vazhdon të mbetet simbolik ani pse oferta është e bollshme.

Iniciatorët e këtij aktiviteti, thonë se deri tani kanë krijuar bashkëpunëtorë në shumicën e komuna të Kosovës, dhe se interesimi për dhurata është mjaft i madh. Vullnetarët bëjnë thirrje që të gjithë të interesuarit në vend, në vendet e rajonit apo në diasporë të lajmërohen për bashkëpunim që aktiviteti të shtrihet edhe më tutje. Të interesuarit mund të bëjnë edhe porosi për nevoja të familjes, farefisit, të bizneseve të tyre, të xhamive apo të organizatave jo profitabile përmes të cilave ushtrojnë aktivitet publik.

Dhurata e Bajramit ka hapur procesin e rekrutimit të vullnetarëve, andaj të gjithë të interesuarit që duan të kontribuojnë në çfarëdo mënyre, janë të ftuar të aplikojnë.

Dhurata përmban 15 artikuj, ata janë ushqimor, çokolata, keka-ëmbëlsira, biskota, bombone gumi, pjekurina, patatina, lodra etj.

“Ju njoftojmë se ky nuk është aktivitet tregtar ekonomik, por vetëm ndërmjetësim që ta keni një çmim sa më të lirë të mundshëm dhe një pako me dizajn unik. Aktiviteti është 100% humanitar, jo profitabil”.

Dhuratat për festën e Bajramit mund t’i porosisni online duke klikuar KËTU, gjithashtu poaty janë të gjitha informatat e nevojshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit