-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dhimbja stomakut

Më të lexuarat

Një zgjerim ose varg zgjerimesh në pjesën pararendëse të kanalit ushqyes, në të cilin bluhet ushqimi. Sipas ekspertëve kjo është pamja që ka stomaku gjatë keqfunksionimit të tij.

Çdo 24 orë krijohen gjashtë deri shtatë litra lëngje në kanalin midis stomakut dhe zorrës nga gjëndrat e pështymës, stomaku, pankreasi, tëmthi dhe zorra e hollë.

Megjithëse njerëzit më të shëndoshë priren të kenë oreks më të madh, madhësia e stomakut (dhe jo madhësia e trupit) duket se ndikon ndjenjën e ngopjes gjatë dhe pas ngrënies.

Efektet stimulatore të nikotinës sjellin mbiprodhim të acidit të stomakut, duke kultivuar kështu një terren për ulcera peptike. Inflamacioni i stomakut – gastriti – dhe ulcerat peptike janë më të përhapura në alkoolikët. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezikë të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku, veçanërisht në njerëzit me ulcera të stomakut.

Cfarë është ulçera në stomak

Ulcera është një lloj plage e lokalizuar në stomak (ulcera gastrike) ose në duoden (fillimi i zorrës së trashë). Këto dy lloj ulcerash karakterizohen nga prekja e faqes së stomakut dhe të duodenit. Kjo “gropë” fillestare, më pas zgjerohet nga inflamacioni i cili shpesh është i dhimbshëm.

Në formën klasike (30% e rasteve) pikasim një dhimbje që i ngjan djegjes në bark, e cila e rrezaton këtë dhimbje edhe anash apo në kurriz. Dhimbja ka ritmin e vakteve të ngrënies dhe shfaqet një çerek ore pas ngrenies. Pra, pacienti vuan pas çdo ngrenie dhe dhimbja zgjat 2-3 javë dhe më pas zhduket pas disa javësh apo muajsh./

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit