22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Gazetarët nga Shkodra pushohen nga puna se kritikuan kishën!

Më të lexuarat

Burë e grua, gazetarë të cilët punonin prej vitesh në një medie lokale në Shkodër janë pushuar nga puna pa paralajmërim.

Është fjala për Simon dhe Eliona Shkreli.

Mësohet se shkak për këtë shkarkim të beftë është bërë ky status i Simonit në profilin e tij në facebook.

“Une ose jam i marre ose ne jemi popull pa memorie. I sillet dhurate nga Kisha Katolike Ditmir Bushatit, te birit te ish sekretarit te pare, pjese e asaj nomenglature qe ka persekutu e shkatrru Kishen e Madhe, Kishen e Zojes, Kishen Franceskna,e Kishen e Shenkollit e shume kisha tjera. Une o jam i marre ose ata njerez qe drejtojne Kishen su plase fare per gjakune e Martireve. Dhurate qe i dorezohet nga Kardinal France Rode. Une jam per falje, por me pare duhesh me kerku falje per me kene i falun. Falje s’ka kerkua asnjehere, asnje nga ata qe persekutuan kleriket, e as nga femijet e tyre!!!”

Gazetari ishte duke prezantuar bashkë me bashkëshorten e tij edicionin informativ të lajmeve, kur ka marrë lajmin se është pushuar nga puna.

Simoni tregon se vendimi për shkarkimin e dyfishtë erdhi për shkak të një reflektimi mbi situatën politike në Facebook-un e tij personal.

Menjëherë pas këtij vendimi nga eprorët e televizionit lokal, Simoni nuk ka ndaluar së shprehuri mendimin e tij dhe shkruan sërish në facebook: “Si njeri i lirë jam munduar gjithmonë të shpreh mendimin tim. Por ja që edhe liria e ka një çmim. Kam zgjedh e do zgjedhi të ruaj lirinë time. Pavarësisht pasojave! Respekt për kolegët dhe miqtë!!!”.

Duket se nëpër mediat lokale ushtrohet më shumë presion mbi punën dhe profesionin e gazetarit, ndërsa shumë gazetarë janë solidarizuar në rrjetet sociale duke shprehur hapur mbështetjen e tyre për kolegun e shkarkuar nga puna.

Vetë televizioni TV1 Channel ka sqaruar në një deklaratë arsyet e pushimit.

Por pas kësaj deklarate, sërish Shkreli e ka hedhur poshtë duke sqaruar:

“Ja gënjeshtra e radhës. Krejt e kundërta nga ajo që na është komunikuar mbrëmë mua dhe Elionës në zyrën e drejtorisë së TV1-Channel. E ndjej të nevojshme të sqaroj se biseda ka qenë e shkurtër dhe se në asnjë moment nuk është biseduar për ndryshime në programacion. Po citoj: STATUSI KA QENË SHUMË I RËNDË, TA KAM THËNË EDHE SOT NË MËNGJES. E KANË PARË DHE MË THANË TË TË KOMUNIKOJ SE ËSHTË HUMBUR BESIMI E PËR RRJEDHOJË JENI TË DY TË PUSHUAR NGA PUNA. Kjo është e vërteta!”,- shkruan Shkreli.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit