Allahu (tabarak ue te ala) ka thënë:
إِن تُبْدُواْ الصَّدَقَاتِ فَنِعِمَّا هِيَ وَإِن تُخْفُوهَا وَتُؤْتُوهَا الْفُقَرَاء فَهُوَ خَيْرٌ لُّكُمْ وَيُكَفِّرُ عَنكُم مِّن سَيِّئَاتِكُمْ وَاللّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ
”Nëse lëmoshat i jepni haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi, ajo është edhe më e mirë për ju dhe Ai ua shlyen veprimet tuaja të këqija. Allahu është i njohur hollësisht për veprat tuaja.” 2:271
Ajeti dëshmon se është më mirë për t’i ndihmuar të varfëritë në fshehtësi se sa në publik. Megjithatë, në qoftë se bamirësia jepet diku tjetër po të varfërit, kuptohet nga ajeti se është më mirë për ta dhënë atë publikisht. E gjitha pra varet nga dobia. Nëse bamirësia publike shpie që veprat e mira fetare të shfaqen, të sjell që njerëzit pi pasojnë ato, është më mirë për të dhënë atë në publik se sa në fshehtësi.
Fjalët e Allahut:
وَتُؤْتُوهَا الْفُقَرَاء
”… por nëse ato ua jepni të varfërve …”
dëshmon se personi i cili jep lëmoshë duhet të kujdeset me të vërtetë që ti ndihmojë nevojtarët dhe të mos i jep një nevojtar nëse ka dikush që ka nevojë më të madhe.
Pasi që Allahu (te ala) kishte thënë se bamirësia është e mirë për dhënësin e saj, që do të thotë se ajo sjell një shpërblim, Allahu (te ala) tha:
وَيُكَفِّرُ عَنكُم مِّن سَيِّئَاتِكُمْ
”… dhe Ai ua shlyen veprimet tuaja të këqija.”
D.m.th sadakaja në fakt një mbrojtje kundër dënimit.
Allahu (te ala) ka thënë:
وَاللّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ
”Allahu është i njohur hollësisht për veprat tuaja.”
Do të thotë në lidhje me veprimet mira dhe të këqija, të vocërrat dhe të mëdhatë. Qëllimi me këtë është pra shpërblimi.
Alameh Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sadi (v. 1376)
Burimi: Tejsir-ul-Kerim, fq. 116
www.perlatmuslimane.com