Toka për Bagëti
1) Amr b. Shuaib transmeton nga gjyshi i tij, nëpërmjet babait të tij, se Hilali erdhi tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) me ‘ushr-in e mjaltit që kishte dhe i kërkoi që t’i jepej si tokë e mbrojtur lugina e quajtur Salabah. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ia dha luginën si tokë të mbrojtur. Kur Omer b. Hattab u bë halif, Sufjan b. Vehb i shkroi Omerit duke e pyetur për këtë (luginë). Omeri u përgjigj: “Nëse ai më paguan atë që i paguante të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) si ‘ushr të mjaltit të tij, atëherë lugina e Salabah mund të vazhdojë të mbetet tokë e mbrojtur për të. Nëse nuk e paguan, atëherë ajo është nga kullotat për bletët, dhe kushdo që dëshiron mund ta marrë (mjaltin).”
2) Ibn Abbasi transmeton nga Sa‘b b. Xhathamah se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Nuk ka hima (tokë të mbrojtur) përveçse për Allahun dhe të Dërguarin e Tij.” Ibn Abasi tha: “Na ka arritur neve se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) e shpalli el-Naki‘ si hima (tokë e mbrojtur), dhe Omeri shpalli as-Saraf dhe ar-Rabadha si hima (rezerva).”