3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Deri më 2015, 800 milionë kinezë në Internet

Më të lexuarat

Në planin e vet për zhvillim të Internetit, qeveria kineze ka synime ambicioze: me qëllim të zvogëlimit të dallimit digjitale në krahasim me vendet tjera të zhvilluara, deri në vitin 2015 në Internet do të lidhen 800 milionë kinezë.

 Edhe pse nga perspektiva jonë kjo shifër na duket megalomane, të kujtojmë që kjo është vetëm 57 për qind e popullatës së përgjithshme të këtij vendi, ku të paktën 200 milionë prej tyre jetojnë në vise rurale. Deri tani, qeveria kineze për penetrimin relativisht të vogël të Internetit është arsyetuar me madhësinë e vendit që vështirëson ndërlidhjen e komuniteteve të largëta në Net, dhe madje edhe me monopolin e operatorëve shtetërorë China Telecom dhe China Unicom për ç’arsye pëson kualiteti i shërbimeve (shpejtësia mesatare e Internetit broadband ëshët më shumë se 1,3 Mbps).

Kohë më parë Kina ka tejkaluar shifrën prej 500 milionë shfrytëzuesish të Internetit, kështu që ka gjasa që plani për 300 milionë të tjerë shtesë ka gjasa që të mund të realizohet në afatin e paraparë. Deri në po këtë vit ky vend pret që kjo masë e njerëzve të gjenerojë 2,8 trilionë dollarë qarkullim nga blerjet online. Raporti i fundit i kompanisë analitike PwC pohon që madje 70 për qind e kinezëve blejnë nëpërmjet Internetit, në krahasim me vetëm 40 për qind sa blejnë në Britani të Madhe, për shembull.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit