Departamenti i Gruas pranë BIK përfundon trajnimet me mualimet!
Departamenti i Gruas pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, ka përfunduar trajnimet e organizuara për avancimin e punës praktike të mualimeve në mësim- besim dhe përmbushjen e nevojave të tyre në këtë fushë.
Gjatë këtyre trajnimeve janë zhvilluar katër module: Vizioni për mësim-besim, Roli dhe detyrat e mualimes, Thirrje individuale dhe Hapja ndaj shoqërisë, të cilat janë ligjëruar nga trajneri Bashkim Mehani.
Përveç ligjërimit, është punuar edhe në grupe, ku mualimet kishin mundësi të prezantonin punime të ndryshme lidhur me temat e trajtuara.
Udhëheqësja e Departamentit të Gruas, Vaxhide Bunjaku tha se këto trajnime ishin të nevojshme dhe shumë efektive. Sipas saj edhe mualimet u ndanë të kënaqura sepse përfituan shumë njohuri e metoda praktike për zhvillimin e mësimit.
“Përmes këtyre trajnimeve mualimet patën mundësi të marin njohuri shtesë dhe të përdorin metoda efikase për formimin e gjeneratave më edukative dhe më me vlera”, tha ndër të tjera Bunjaku.
Pjesmarrëse të këtij trajnimi ishin rreth 150 mualime zyrtare të BIK-ut dhe mualime vullnetare.