1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Dendias: Kemi një pikëpamje shumë të qartë dhe të deklaruar në raport me Turqinë

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias këtë të hënë  ka bërë me dije se ato i kanë pikëpamjet e qarta në lidhje me diskutimet me Turqinë.

Dendias pjesë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm në Luksemburg, ka bërë me dije se përveç Turqisë ato do të diskutojnë për Bjellorusinë dhe për Irkun.

“Ne do të diskutojmë Bjellorusinë sot dhe presim që raundi i katërt i sanksioneve të bihet dakord. Ne gjithashtu do të diskutojmë për Irakun, i cili është me shumë rëndësi për ne, sepse Kryeministri Mitsotakis do të vizitojë Bagdadin në ditët në vijim. Dhe gjithashtu, ne do të diskutojmë Turqinë, për të cilën kemi një pikëpamje shumë të qartë dhe të deklaruar, të cilën unë do të përsëris”, ka thënë Dendias.

Mediat greke bëjnë me dije se axhenda e këshillit aktual përfshin marrëdhëniet BE-Turqi në funksion të ardhshëm të Këshillit Europian në Amerikën Latine dhe në Irak, njoftoi Ministria e Jashtme.

Ndërkohë pritet që të vendosen aanksionet e reja ndaj Bjellorusisë pas zhvillimeve të fundit. Në këtë kontekst, ministri do të marrë pjesë në një mëngjes pune, në periferi të Këshillit, me udhëheqësen e opozitës Bjelloruse, Znj Tsihanuskaya.e.su./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit