10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Demi: Me 17 milionë euro shpëtohen nga varfëria ekstreme 100 mijë veta, por Qeveria ka vendosur të ushqejë aparatçikët

Më të lexuarat

Agron Demi nga instituti GAP, ka komentuar numrin e madh të zëvendëskryeministrave në Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj.
“Ka plot të atillë që mendojnë si Kryeministri se nuk është shpenzim i madh me i pas 5 zëvendëskryeministra, 21 ministra, 70 zëvendësministra e mbi 200 këshilltarë.

Por, nëse buxheti që shpenzohet për pagat e këtyre personave badihavgji dhe shpenzimet tjera që dalin nga këto poste koti, do shfrytëzohej për të zbutur varfërinë, sot Kosova nuk do të kishte asnjë person në varfëri ekstreme. Nevojiten vetëm 17 milionë euro në vit që të nxirren nga varfëria ekstreme afër 100 mijë individë.

Por në vend të kësaj, Qeveria ka vendos me e ushqy varfërinë e egove të mbi 300 aparatçikëve” (sic.), ka shkruar ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit