1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Delegacion i Xhamisë së Londrës Lindore dhe Qendrës Myslimane të Londrës vizituan BFI-në

Më të lexuarat

Të enjten më 22.09.2022, selinë e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV e vizitoi një delegacion i Xhamisë së Londrës Lindore dhe Qendrës Myslimane të Londrës, të cilët në emër të Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i cili udhëtoi në një konferencë ndërkombëtare në Kairo të Egjiptit, u pritën nga Drejtori i Sektorit të Diasporës në Rijasetin e BFI, Dr. Selver ef. Xhemaili i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit Dr. Albdilkerim ef. Iseni dhe përgjegjësi i Shërbimit për Informim Publik të BFI, z. Agron Vojnika.
Delegacioni nga Londra përbëhej nga Imamë, juristë, biznesmenë, specialistë të emigracionit, xhematlinj dhe aktivistë të xhamisë, etj.
Fillimisht Dr. Selver ef. Xhemaili u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve nga Londra dhe i njoftoi me një letërnjoftim të shkurtër të BFI, funksionimin dhe organizimin e saj, si dhe për institucionet edukativo arsimore në vend, e posaçërisht për Medresenë Isa Beu dhe Fakultetin e Shkencave Islame. Ai poashtu shtoi se në RMV ka rreth 700 xhami aktive dhe se mësimi fillestar bëhet nëpër mektebet e xhamive, ndërsa mësimi i mesëm, në 5 medreset, të cilat funksionojnë 2 për gjininë mashkullore dhe 3 për atë femërore, ndërsa nxënësit që duan të vazhdojnë më tej, e kanë edhe Fakultetin e Shkencave Islame.
Dr. Xhemaili poashtu foli edhe rreth rolit që BFI e ka në organizimin e jetës fetare në vend dhe në diasporë, ku jetojnë një numër i madh i bashkëatdhetarëve tanë, kryesisht në vendet perëndimore, përfshi këtu edhe Mbretërinë e Bashkuar.
Në emër të delegacionit të mysafirëve foli drejtori i Xhamisë së Londrës Lindore z. Dilavar H. Khan, i cili u falënderua për pritjen e ngrohtë të BFI dhe shprehu befasinë e tij për sa i përket organizimit dhe funksionimit të përkryer të BFI. Ai tha se është një kënaqësi që të vizitohet Maqedonia e Veriut dhe të shihet se edhe këtu ka myslimanë, vëllezër tanë. Kjo është një mësim për në, por edhe për fëmijët tanë, që të mësohet se edhe në këtë nënqiell janë vëllezërit tanë që e praktikojnë islamin sipas mësimeve të Kuranit Famëlartë. Ai poashtu foli rreth nivelit të lartë të demokracisë që ekziston në Mbretërinë e Bashkuar, ku komuniteti mysliman është mjaft i organizuar, nën udhëheqjen e Këshillit Britanik të Muslimanëve, e ku ka mbi 2000 xhami aktive dhe mbi 100 medrese nga të cilat mbi 15 janë nën përkujdesjen financiare të shtetit. Ai poashtu foli edhe rreth përfaqësimit politik, ku vetë Kryetari i Londrës është i përkatësisë myslimane si dhe përfaqësuesve muslimanë në Parlamentin e MB, e kjo flet qartë për nivelin e demokracisë që ekziston në këtë vend
Delegacioni nga Londra erdhën në Shkup pas një vizitë që i bënë Bashkësisë Islame të Kosovës. Shumica e tyre, para disa viteve kanë vizituar edhe bashkësitë islame në Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri e vende tjera evropiane.
 
 
***
 
Delegations from the East London Mosque and the London Muslim Center visited the IRC
 
On Thursday 22.09.2022, the Riyaset headquarters of the Islamic Religious Community of RNM was visited by a delegation of the East London Mosque and the London Muslim Center, who on behalf of Reisul Ulema H. ​​Hfz. Shaqir ef. Fetai, who traveled to an international conference in Cairo, Egypt, was received by the Director of the Diaspora Sector in Rijaset of IRC, Dr. Selver ef. Xhemaili accompanied by the Chief of Cabinet Dr. Albdilkerim ef. Iseni and Director for the Public Information Service of IRC Mr. Agron Vojnika.
The delegation from London consisted of Imams, lawyers, businessmen, immigration specialists, congregations and mosque activists, etc.
Dr. Selver ef. Xhemaili initially welcomed the guests from London and informed them with a brief introduction of the IRC, its operation and organization, as well as the educational institutions in the country, especially the Isa Bey Madrasa and the Faculty of Islamic Sciences. He also added that in RNM there are about 700 active mosques and that the initial education takes place in the schools of the mosques, while the secondary education takes place in the 5 madrassas, which operate 2 for the male gender and 3 for the female gender, while the students who want to continue in addition, they also have the Faculty of Islamic Sciences.
Dr. Xhemaili also spoke about the role that the IRC has in organizing religious life in the country and in the Diaspora, where a large number of our compatriots live, mainly in Western countries, including the United Kingdom.On behalf of the delegation of guests, the director of the East London Mosque, Mr. Dilavar H. Khan, who was thanked for the warm welcome of IRC and expressed his surprise at the perfect organization and functioning of IRC. He said that it is a pleasure to visit North Macedonia and see that there are Muslims here too, our brothers. This is a lesson for us, but also for our children, to learn that even in this place of earth are our brothers who practice Islam according to the teachings of the Holy Quran. He also spoke about the high level of democracy that exists in the United Kingdom, where the Muslim community is well organized, under the leadership of the British Muslim Council, where there are over 2,000 active mosques and over 100 madrasahs of which over 15 are under financial care of the state. He also spoke about political representation, where the Mayor of London himself is of Muslim origin, as well as the Muslim representatives in the UK Parliament, and this clearly speaks of the level of democracy that exists in this country.The delegation from London came to Skopje after a visit to the Islamic Community of Kosovo. Most of them, a few years ago, also visited the Islamic communities in Bosnia and Herzegovina, Montenegro, Albania and other European countries.
(For more pictures, visit the link below:
https://www.facebook.com/bfinmk
 
 
 
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit