14.6 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022

Në Prishtinë shënohet Java Evropiane e Lëvizshmërisë pa Makina

Më të lexuarat

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me 15 Komuna të Kosovës dhe organizaten jo-qeveritare “Marakli t’Biciklave”, kanë shënuar Javën Evropiane të Lëvizshmërisë nga 16-22 shtator 2022.

Zëvendësministrja e Mjedisit, Linda Çavdarbasha ka njoftuar se në këto komuna është bërë ndalim-qarkullimi për makina dhe janë krijuar hapësira publike për aktivitete, ecje dhe çiklizëm.

“Aktiviteti përmbyllës, u mbajt sot në Prishtinë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe “Marakli t’Biciklave” ku dhe njëherë bëmë thirrje që sa më pak të përdoren automjetet, e më shumë të përdoret transporti publik, biçikletat, trotinetet elektrik, veturat elektrike sidomos në sezonin e vjeshtës dhe dimrit pasi që njëri ndër shkaktarët e ndotjes ajrit është transporti”, ka shkruar Çavdarbasha./Motilokal

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit