Dje në mbrëmje, pas mbledhjes së qeverisë, kryetari Erdogan doli me deklaratë dhe dha disa sqarime dhe informata të rëndësishme.
Nxënësit në dhjetë zonat e prekura nga tërmeti nuk do e kenë obligativ mësimin fizik.
Shteti do u jep ndihmë shtesë të gjithë familjeve të dëmtuara nga kjo katastrofë sipas nevojës që kanë dhe të cilat do shfaqen në të ardhmen.
Për çdo familje që kanë të vdekur do u japin nga 100.000 lira turke (5000 dollarë) për nevojat e tyre.
Numri i viktimave u rrit në 35418 të vdekur dhe se 13.5 milion banorë janë dëmtuar nga ky tërmet dhe se ky tërmet llogaritet më i keqei në historin e Turqisë, kurse 2.200.000 njerëz janë zhvendos për shkak të tërmetit.
Në këtë deklaratë tregoi se 47 mijë ndërtesa janë dëmtuar nga ky tërmet dhe se 20 mijë prej tyre do të shemben tërësisht.
Në aksionin shpëtimtarë marrin pjesë 35 mijë ekipe vendore dhe nga jashtë, 100 shtete kanë ofruar ndihmë dhe 84 shtete kanë dërguar ekipet e tyre të ndihmës dhe shpëtimit.
Ai tregoi se 250.000 nëpunës shtetërore marrin pjesë dhe kontribuojnë në ballafaqimin me pasojat e tërmetit.
Kryetari Erdogan kërkoi nga populli të kenë durim një vjet dhe se për këtë kohë do i ndërtojmë të gjitha shtëpiat dhe godinat që janë dëmtuar dhe prishur nga ky tërmet.
Që nga Marsi do fillojmë ndërtimin e 30 mijë banesave dhe se çdo shtëpi apo vend punë që është rrënuar pasi ta ndërtojmë do ia dorëzojmë pronarit të vet.
Falënderojmë Princin e Katarit i cili i dërgoi 10.000 kontinerat shtëpi.
Janë ngritur 175 mijë çadra dhe 5400 shtëpia mobile.
Qeveritarë dhe nëpunës të pushtetit kanë mbledhur prej parëve të tyre dhe kanë donuar 136.5 milion lira.
Edhe pse ne jemi të angazhuar me shpëtimin e jetëve të njerëzve dhe ballafaqimin me pasojat e tërmetit nuk ngelet pa u regjistru asgjë nga ata që përdorin gjuhë të urrejtjes, përhapin panik, dezinformata apo keqpërdorin rastin.
Tani është koha i shërimit të plagëve, pakësimit të dhimbjes dhe kthimi i miliona qytetarëve tanë në jetën normale.