Israel Folau ka shkaktuar polemika pas një komenti të bërë në profilin e tij në “Instagram” rreth personave homoseksual. Lojtari australian i Rugby-së është përfshirë në një polemikë pasi komentoi që homoseksualët do t’i dërgojë Zoti në ferr nëse nuk pendoheshin për mëkatet e tyre. Komenti i tij ka ardhur përpara lojtari i Sale Sharks, Denny Solomona të paraqitet para një seance disiplinore të Unionit të Futbollit të Rugby-së pasi dyshohet të ketë përdorur fjalë ofenduese për homoseksualët kundër Jamie Shilcock të Worcester në një ndeshje të Premiership. Në muajin janar, Franca largoi nga skuadra Mathieu Bastareaud, i cili u pezullua për tre javë pasi përdori gjuhë anti-homoseksuale.
Folau, një nga lojtarët më të mirë në botë në këtë sport, ka tërhequr edhe njëherë vëmendjen e medias me komentin e tij për homoseksualët. Vetëm gjashtë muaj më parë ai doli haptazi kundër martesës së të njëjtit seks ndërsa tani kë bërë një tjetër goditje.
Në një foto të postuar në “Instagram” lidhur me “planin e Zotit”, ai i është përgjigjur pyetjes së njërit prej komentuesve.
“Cili është plani i Zotit për homoseksualët”- ka shkruajtur Mike Sephton-Poultney.
“Ferri… Nëse nuk pendohen për mëkatet e tyre dhe të kthehen tek Perëndia”- i është përgjigjur ylli i Rugby-së.
Menjëherë pas këtij komenti kanë ardhur reagime të shumta në profilin e lojtarit ku nuk kanë munguar kritikat dhe ofendimet ndaj tij. Folau ka 337,000 ndjekës në Instagram dhe është një lojtar i shkëlqyeshëm australian, i cili ka luajtur në Aussie Rules dhe Rugby League.