-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Definicioni i Teuhidit dhe synimi i Teuhidit

Më të lexuarat

Gjuhësisht fjala “Teuhid” përftohet nga një rrënjë arabe (Uahid), që do të thotë t’i atribuosh njësinë Allahut dhe ta përshkruash Atë si të vetëm e të pashoq (në Qenien dhe në Cilësitë e Tij). Në terminologjinë e Sheriatit, kjo do të thotë të besosh vetëm në Allahun si një Zot që s’ka rivalë apo ortakë, t’ia atribuosh vetëm Atij të gjithë Emrat dhe Cilësitë eprore, të besosh në pejgamberllëkun e Muhamedit (سلم و عليه االله صلى (dhe se ai është pejgamberi i fundit, dhe të pasosh atë me çka erdhi ai nga Allahu fuqiplotë.

Cili është synimi i Teuhidit
Shejh el-Islam ibn Tejmije tha:
”Teuhidi më të cilën erdhën të Dërguarit përbëhet nga pohimi se hyjnizimi dhe adhurimi i përkasin vetëm Zotit fuqiplotë, në mënyrë që personi të dëshmojë se kurrkush s’ka të drejtë të adhurohet, përveç Zotit të plotfuqishëm, të mos mbështetet në dikë tjetër veç
Tij, aleancat apo armiqësitë të mos i bëjë veçse për hir të Tijin, dhe që një veprim të mos bëhet për dikë tjetër veç Tij. Pra, ajo që mendohet me Teuhid, nuk është vetëm njësimi i zotërimit të Allahut (dmth vetëm Teuhidi Rububije)”.
Për më shumë, çdo vepër që nuk mbështetet në Teuhid, do të jetë e pavlerë dhe e kotë. Allahu i plotfuqishëm thotë:
“Shembulli i atyre që mohojnë Zotin e tyre është se punët e tyre janë si hiri të cilin e fryn era në një ditë të stuhishme; ata s’do të përfitojnë gjë nga ajo çfarë bënë. Kjo është humbja e njëmendtë”. (Ibrahim, 18)

Është obligim individual (fard ajn) për çdo musliman, qoftë mashkull, qoftë femër, që ta mësojë Teuhidin. Allahu fuqimadh thotë:

“Ta dish se kurrkush s’ka të drejtë të adhurohet, përveç Allahut, dhe kërko falje për gjynahun tënd, për gjynahun e besimtarëve dhe të besimtareve. Allahu i di lëvizjet tuaja dhe vendqëndrimet tuaja”. (Muhamed, 19)/Dâr el-Kasim, Rijad

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit