18.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Kategoritë e Teuhidit

Më të lexuarat

Teuhidi ndahet në tri kategori: Së pari, Teuhidi Rububije (Njësimi i zotërimit të Allahut). Kjo është të besosh se Allahu i plotfuqishëm është Ai, që krijoi ekzistencën, e furnizon atë, dhe jep jetë e vdekje. Po ashtu, kjo do të thotë ta besosh Allahun si një e të pashoq sa i përket veprimeve të Tij si: krijimi, jepja e furnizimit, dhënia e jetës e vdekjes, e kështu me radhë. Gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (سلم و عليه االله صلى ,(çifutët, të krishterët dhe mexhusët (adhuruesit e zjarrit) e pranonin këtë aspekt të Teuhidit në kuptimin e përgjithshëm. Në fakt, kurrkush nuk e ka mohuar këtë lloj të Teuhidit në të kaluarën, përveç natyralistëve dhe komunistëve në kohën e sotme. Ky lloj Teuhidi nuk bën që personi të hyjë në Islam e as nuk e shenjtëron jetën dhe pasurinë e tij, si dhe nuk e shpëton nga Zjarri i Xhehenemit, përveç nëse ai beson në njësimin e adhurimit të Allahut (Teuhidin Uluhije). Ky lloj Teuhidi është thellësisht i rrënjosur në natyrën e çdokujt, siç përmendet në hadithin ku pejgamberi ( عليه االله صلى :thotë) و سلم

“Çdo fëmijë lind në fitreh (natyrën e pastër), pastaj prindërit e tij e bëjnë atë çifut, të krishterë apo mexhus”. (el-Buhari)

Ka argumente të bollshme për të mbështetur këtë në Kuran dhe në Sunet; ndër to: Allahu i plotfuqishëm thotë:

“Thuaj: ‘Kush ju furnizon nga qielli dhe nga toka? Apo kush e zotëron dëgjimin dhe shikimin? Dhe kush e nxjerrë të gjallin nga i vdekuri dhe e nxjerrë të vdekurin nga i gjalli? Dhe kush i rregullon të gjitha çështjet?’ Ata do të thonë:’Allahu’. Thuaj:’Atëherë, a nuk kini frikë nga ndëshkimi i Allahut (për atë se i vëni ortakë)’. I këtillë është Allahu, Zoti juaj i vërtetë. Pra, çfarë mund të ketë mbas të vërtetës pos humbjes? Si e ktheni shpinën, atëherë?” (Junus, 31-32)

Së dyti, Teuhidi Uluhije (Njësimi i adhurimit të Allahut). Kjo është të besosh se kurrkush s’ka të drejtë të adhurohet, përveç Allahut, dhe që Atij t’i kushtohen të gjitha aktet e adhurimit (dmth lutjet, zotimet, kurbanet, shpresa, kërkimi i ndihmës, frika, mbështetja, dëshira, kthimi/pendimi e të ngjashme me këto). Ky është lloji i Teuhidit lidhur me të cilin janë shfaqur mospajtimet në të kaluarën dhe në të tashmen, dhe për të cilin u dërguan të Dërguarit, meqë të Dërguarit u dërguan për të konfirmuar parimin e Teuhidit të Rububijes (zotërimit) në të cilin popujt e tyre tashmë besonin dhe t’i thërrisnin për të besuar në Teuhidin Uluhije (të adhurimit). Allahu fuqiplotë thotë për Nuhun:

“Vërtet, Ne dërguam Nuhun te populli i tij (dhe ai tha):’Ju erdha si një paralajmërues i hapët, që të mos adhuroni tjetër gjë pos Allahut. Vërtet, unë e kam frikë për ju ndëshkimin e një Dite të dhimbshme”. (Hud, 25-26)

Po ashtu, Ai, më i larti, thotë: “Adhuro Allahun dhe mos i shoqëro Atij ndonjë gjë në adhurim”. (en-Nisâ, 36) Në të vërtetë, ky lloj i Teuhidit është e drejtë e Allahut, e cila është obligim për robërit e Tij. Ky është obligimi më i madh i fesë dhe pjesa thelbësore e të gjitha veprimeve. Për më shumë, Kurani e pohoi këtë dhe shpjegoi se s’do të ketë shpëtim veçse nëpërmjet kësaj. Së treti, Teuhidi el-Esma wes-Sifât (Njësimi i Emrave dhe i Cilësive të Allahut). Kjo është të besosh dhe të konfirmosh Emrat dhe Cilësitë e Allahut me atë që Ai e emëroi dhe e cilësoi Vetveten në Librin e Tij (Kuran) apo e përmendi nëpërmjet të Dërguarit të Tij (Muhamed ( صم و عليه االله ,((pa i ndryshuar ata, pa e mohuar realitetin e tyre, pa e shtrembëruar domethënien e tyre, dhe pa i ngjasuar me gjërat e krijuara./Dâr el-Kasim, Rijad

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit