4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

De Maiziere: Gjermania mendon kthimin e refugjatëve në Greqi

Më të lexuarat

Gjermania po shqyrton mundësinë e kthimit të refugjatëve në Greqi në përputhje me marrëveshjen e Dublinit, tha sot ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë Thomas de Maiziere.
“Evropa ka bërë shumë për të rregulluar situatën në Greqi. Kjo duhet të ketë edhe pasoja dhe të çojë në përfundim se sipas marrëveshjes së Dublinit refugjatët mund të kthehen në Greqi”, ka thënë De Maiziere në një intervistë për gazetën “Die Welt”, transmeton kp.
Në bazë të marrëveshjes së Dublinit nënkupton se refugjati kërkon azil në vendin e parë të BE-së nëpër të cilin kalon ndërsa për shumicën e atyre që kanë ardhur në Evropë është Greqia.
Për shkak të kushteve për pranim të refugjatëve në Greqi, Gjermania që nga viti 2011 nuk ka kthyer asnjë refugjat në këtë vend.
De Maiziere megjithatë ka thënë se Gjermania nuk do të merr hap të njëanshëm.
“E rëndësishme është që të marrin një pozicion të përbashkët evropian”, ka thënë ai.
Gjermania vitin e kaluar ka pranuar një milion refugjatë dhe sipas ministrit të Brendshëm ka bërë shumë që t’u ndihmojë por I duhet ndihmë edhe nga vendet tjera të BE-së. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit