2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

DASHURIA PËR VENDIN E PUNËS

Më të lexuarat

Pyetja: Hoxhë i nderuar, nëse vendi i punës është burim i të ardhurave pas Allahut të Madhëruar atëherë çfarë dispozite ka dashuria jone për të?
Myftiu: Aid el-Karni

Përgjigja: Dashuria për vendin e punës është dashuri e lindur dhe natyrore tek njeriu. Njeriu e do punën, e do pagën dhe të ardhurat. Por kjo mund të jetë edhe dashuri e përfituar dhe artificiale, dhe me këtë rast, nëse dashuria për punën e bën atë të jetojë dhe vdes për të, të urrejë e duaj për hire të saj, t’ia kushtojë ditën e natës, ta shoh më të madhe se çdo gjë, atëherë kjo është e ndaluar. Ka njerëz që sapo ta marrin ndonjë post harrojnë fenë, harrojnë Kur’anin, harrojnë Pejgamberin, alejhi’s selam…Ata nuk mendojnë për asgjë tjetër përveç detyrës. Ai e do atë pozite për hire të asaj pozite (e jo se nëpërmjet saj dëshiron t’i bëj mirë shoqërisë). Ai e do vendin e punës më shumë se Allahun dhe urren çdo kë që ia rrezikon këtë vend më shumë se që urren pabesimtarët. Dashuria e këtij njeriu, nga natyralja ka kaluar në artificiale, me ç’rast edhe ka kaluar kufijtë duke rënë në mëkat, ndryshe, nëse dashuria për vendin e punës mbetet në suaza të normales dhe së natyrshmes, atëherë ajo nuk ka diç të keqe.

 

Burimi: www.islamweb.net
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI/sedatislami.wordpress.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit