5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

DASHURIA IME PËR TY DO TË MBETET PËRGJITHMONË

Më të lexuarat

Ishte një burrë i martuar me gruan e vet për dyzet vite me radhë, dhe për çdo vjet, në ditën e martesës së tyre, burri ia dhuronte gruas një trëndafil dhe kartelë, ku në të shkruante se, “dashuria ime për ty shtohet për çdo ditë”.

Pas një kohe burri sëmuret dhe nga sëmundja ndërron jetë. 


Ishte shumë e rëndë për gruan kur erdhi dita e martesës së tyre, ngase ishte hera e parë pas sa viteve, ta pret atë ditë pa burrin e saj, dhe pa trëndafilin dhe kartelën e tij!

Në atë ditë, herët në mëngjes, trokiti dera! Gruaja e hapi derën dhe para saj qëndronte postieri me trëndafil në dorë!

U befasua tepër, dhe menjëherë shkoi në shitoren e trëndafilave, dhe shitësit i tha: Unë nuk kam porositur të më dërgohen trëndafila!

Shitësi ia kthehu: Burri yt, para se të ndërron jetë erdhi tek unë, e më pagoi çmimin e trëndafilit, dhe më porositi ta dërgoj në këtë ditë, së bashku më këtë kartelë! 

Gruaja e mori kartelën, e hapi, dhe në të shkruante: “Dashuria ime për ty do të mbetet përgjithmonë”.

Sa besnikëri e bukur dhe e vërtetë!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit