26.8 C
Pristina
Wednesday, July 24, 2024

Mësimi 3 – Agjërimi vullnetarë (i shevalit)

Më të lexuarat

Allahu i Lartësuar thotë:
فَٱسْتَقِمْ كَمَآ أُمِرْتَ وَمَن تَابَ مَعَكَ
“Prandaj qëndro i patundur në udhën e drejtë, ashtu siç je i urdhëruar. Ashtu le të veprojnë edhe besimtarët që janë me ty…”
وَٱعْبُدْ رَبَّكَ حَتَّىٰ يَأْتِيَكَ ٱلْيَقِينُ
“Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!”
I Dërguari i Allahut, Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë:
من صام رمضان ثم أتبعه ستاً من شوال كان كصيام الدهر
“Ai që agjëron Ramazanin dhe e pason duke agjëruar gjashtë ditë nga shevali, është sikur të ketë agjëruar pa ndërprerë.” (Transmeton Muslimi)

 

Shpjegim dhe sqarim:

Feja e Allahut të Lartësuar është e vetmja fe që ithtarëve të vet u mëson stabilitetin dhe vendosmërinë; kërkon prej tyre që ata të jenë të patundur në rrugën e drejtë dhe adhurues të denjë deri ne vdekje. Kërkohet që muslimani të jetë një personalitet i vendosur dhe i qëndrueshëm gjatë tërë jetës dhe jo një besimtar sezonal. Veprimet dhe adhurimet nuk përfundojnë me përfundimin e Ramazanit. Nuk është e hijshme për muslimanin që të jetë lëkundur, por duhet të qëndrojë i patundur në adhurimin e Allahut gjatë tërë jetës.

Ramazani është tridhjetë ditë, një (e mirë) shpërblehet me dhjetë dhe kështu llogariten treqind ditë. Po ashtu edhe gjashtë ditë të shevalit në shpërblim janë gjashtëdhjetë dhe kështu plotësohet një vit i plotë.

 

Dobi:

Adhuro Allahun deri në vdekje.
Ibadetet nuk përfundojnë me ramazan,por ato vazhdojnë.
Agjërimi i gjashtë ditave të shevalit, llogaritet agjerim i pandërprerë.

 

Allahu im!
Më bën adhurues i rregullt, dhe më bë prej vepërmirëve te Ti.

 

Ulvi Fejzullahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit