6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Dashuria dhe deatashimi

Më të lexuarat

Nga: Tarik Ramadan

Dashuria dhe deatashimi

E shkëputur nga libri vijues “ Në kërkim për thelbin: Zhvillimi i një filozofie të Pluralizmit”, botuar nga Pinguin, në vitin 2010.
Të gjithë spiritualitetet theksojnë dikotominë e ndjenjave dhe dykuptimësinë e dashurisë, natyrat e saj të ndryshme si dhe dy anët e saj. Dashuria është një shkollë fillestare në të cilën ne mësojmë se si të bëjmë përparim, të ngrihemi mbi veten tonë, dhe më pas të çlirojmë vetet tona. Por në të njëjtën kohë ajo mund të jetë gjithashtu një burg në të cilin ne jemi të lidhur nga zinxhirët e shumtë. Ne depërtojmë poshtë, humbasim dhe përfundimisht bëhemi totalisht të varur. Predikimet universale  të spiritualiteteve, filozofive dhe  të gjitha feve pajtohen me këtë dhe ofrojnë të njëjtat të vërteta: në dashuri, individi rizbulon atë çka si apo ajo kërkon, pasi dashuria është një pasqyrë ashtu sikurse edhe një zbulesë. Për shkak se ai është nën ndikimin e emocioneve të tij dhe nevojave që i nevojitet të ketë, dashuria e tij do ti kthehet gjithmonë kundra tij duke i shkaktuar  vuajtjet e pakënaqësisë dhe të një zemre të burgosur. E mbushur me spiritualitet dhe mjeshtëri, dashuria e tij do ta nxjerrë atë jashtë vetes duke i mundësuar që të arrijë plotësimin dhe dhënien pas vetes.
Dashuria është pra si edukimi. Ajo përfshin “bashkimin me” dhe mësimin e shkëputjes së vetes me një ndërgjegjësim gjithnjë e më të madh mbi dikotominë e gjërave si dhe nevojën për ekuilibër, e cila është gjithmonë kaq e vështirë dhe kaq e brishtë për tu arritur. Njohja e vetes, të duash veten mjaftueshëm, të mësosh që të duash me mirë, të japësh, të japësh veten si dhe të falësh janë procese të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe që asnjëherë nuk janë të plota,nuk përfundojnë kurrë dhe që kanë gjithmonë vend për tu përtërirë. Të duash pa u bërë i bashkangjitur dhe të duash pa u shndërruar në një objekt të bashkangjitur janë ndoshta dy qëndrimet që u duhen qenieve njerëzore për të zhvilluar një mprehtësi akute si dhe të pajisin vetet e tyre me cilësitë e thella të qenies dhe kurajës. Të duash jetën do  të thotë ta vështrosh atë duke u venitur, të duash veten pa ndonjë trillim në lidhje me vetet tona, ta pëlqesh atë çka dikush dashuron në dijeninë se koha do ta marrë atë me vete, të duash pa idhujtari, si dhe të duash me një ndërgjegje për relativitetin e të gjithë gjërave. Ky është kuptimi i thellë i dashurisë së dhembshur që do të mund të na çonte në çlirim, sipas traditës Budiste. Në fetë monoteiste, njëshmëria e Zotit ka të njëjtin kuptim të thellë. Ne duhet të çlirojmë vetvetet nga iluzionet, nga adhurimi i rremë i dëshirave dhe idhujve të brendshëm të njeriut, nëse ne dëshirojmë që të aderojmë në një dashuri-kthjelluese  teksa ne kërkojmë një afërsi që të mund të perceptojë masën e distancës me absoluten. Kjo është përvoja mistike që u përpoqën të përcjellin Xhilani (shekulli XI dhe XII) dhe Rumiu (shekulli XIII) ashtu sikurse bëjnë të gjitha përvojat spiritual dhe mistike.  Sipas Gibran, Profeti përmbledh atë se si dashuria e Tërësisë  apo dhe për Zotin na çon drejt braktisjes së vetes. Ai thotë : ‘Kur dashuroni ju nuk duhet të thoni “Zoti është në zemrën time porse “Unë jam në zemrën e Zotit”.’
Të duash pa qenë i varur. Asgjë nuk mund të jetë më e vështirë, dhe të veprosh kështu kërkon një praktikë që është sa kërkuese po aq edhe e dhimbshme. Qëllimi është që të duash pa ndonjë iluzion. Kjo është mbi të gjitha më e vështirë në atë që ne ndonjëherë kemi përshtypjen se dashuria do të thotë të qënurit i zhgënjyer.  Si mund të gradohemi ne nga iluzioni i dashurisë në kthjelltësinë e saj? Si mund ta shkëpusim ne veten tonë, nga gjëja thelbësore ku sipas përkufizimit ne jemi të,lidhur? Sipas Gibran, tek “Profeti:”Dashuria as nuk zotëron dhe as nuk mund të zotërohet’, por çfarë bëhet ajo për ato që janë të pushtuar, për gratë dhe burrat që  janë të “verbuar nga dashuria’, dhe që janë të lidhur si me zinxhirë? Si mundemi ne që të shkëputemi nga vetja për tu shkrirë në zemrën e së Tërës apo Dritën e të vetmit? Dashuria është në të vërtetë një premtim i së mirës, i së bukurës dhe mirëqenies, por ky premtim ka ardhur gjithmonë me shumë lot, me shumë vuajtje dhe me shumë dhimbje. Të jetosh do të thotë që të vuash; dhe të jetosh do të thotë që të duash….të duash do të thotë që të vuash. Dhe nëse ne dëshirojmë që të jetojmë, si rrjedhim ne duhet të vijmë në dashurimin e vuajtjeve tona derisa të vdesim?
Dashuria që e kapërcen dashurinë është një ndjenjë që çliron. Ajo i sjell të dyja, plotësinë si dhe një ndjenjë të pasigurisë. Prandaj ne duhet ti mësojmë ndërgjegjies sonë dhe zemrës sonë që të duan në absoluten e momentit si dhe në vetëdije të plotë me kohën,duke ditur si të jemi aty dhe të se si të kalojmë më tutje. Të dashurosh teksa mëson se si të shkosh larg: pasi dashuria më e përsosur nuk e harron kurrë ndarjen, dhe akoma më pak nuk e bën atë që të harrojë vdekjen. Dashuria dhe vdekja janë më humanet e të gjitha çifteve: dashuria më e thellë njerëzore priret që të mos ketë iluzione në lidhje me pashmangshmërinë e vdekjes. Brishtësia është forca e saj. Fuqia e përulësisë shtrihet e fshehur në teh të kësaj ndërgjegjie të vdekjes- në dashuri.
Për tu krhyer sërish tek fillimi. Tekstet e shenjta, traditat e lashta si dhe të gjitha filozofitë e të gjitha epokave na tregojnë ne që të shikojmë dhe të mësojmë nga Natyra, nga bukuritë dhe nga ciklet e saj të përkohshme ashtu edhe të përjetshme. Ne natyrisht, e dijmë se  dashurojmë,  por ato ende na mësojnë ne që të dashurojmë më mirë, të dashurojmë me ndërgjegje dhe shpirtërisht, si dhe të mësohemi që të kuptojmë thelbin në mënjanim. Dhe ne duhet të zgjedhim mes rezervimit të Kantit dhe vrullit të Niçes, mes rrugës së Budas Dhe asaj të Dionisit, mes dashurisë së Zotit si dhe dashurisë së Dëshirës. Mes një ideje të lirisë dhe administrimit të ndjenjave, mes pavarësisë dhe varësisë, si dhe ndërmjet vetmisë dhe skllavërisë. Dikush nuk zgjedh të dashurojë por dikush mund të zgjedhë se si të dashurojë. Natyra është pasqyra përpara së cilës ne duhet të zgjasim fytyrat tona, duke shikuar në afërsi dhe në distancë, duke ditur se, teksa ne jemi plotësisht të pranishëm, toka do ti japë të njëjtën plotshmëri të tjerëve duke e shenjtëruar kështu  mungesën  tonë. Pasqyra e kohës dhe hapësirat e pafundme e pasqyrojnë këtë, uni i çliruar e kupton këtë, dhe   Uniku e përsërit atë: të dashurosh do të thotë të jesh, në afërsi të jashtëzakonshme deri në ato të zakonshme, si dhe të ofrosh, japësh dhe falësh. Të dashurosh do të thotë të pajtosh praninë sedentare me emigrimin nomad, apo rrënjët e pemës me forcën e erës. Të dashurosh është që të marrësh si dhe të mësosh që të tjerët të lëvizin. Të dashurosh do të thotë të japësh si dhe të mësosh të lëvizësh dhe e anasjellta.
 
 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit