Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Daniel Serwer, ka komentuar dokumentin jozyrtar të njohur si “non-paper” që pretendohet se është i përgatitur nga Gjermania dhe Franca, si nismë e përbashkët e këtyre dy shteteve për rifillimin e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë.
Veç tjerash, në atë dokument theksohet se në Kosovë do të krijohet një “distrikt autonom i Kosovës së veriut” sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Kisha Ortodokse Serbe do të ketë “status të privilegjuar”, ndërsa Serbia, pas ratifikimit të Marrëveshjes ligjërisht obliguese, obligohet se “nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale”. Serwer ka thënë se përderisa ky dokument pohon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, në praktikë kërkon që nga ana tjetër, Prishtina ta dorëzojë zbatimin e sovranitetit në veri. Distrikti autonom, ashtu siç edhe quhet në “non-paper”-in, Serweri thotë se i lë vetëm një shtrirje të paqartë Kushtetutës së Kosovës në veri të vendit, aty ku jetojnë shumica serbe. Sipas tij, kjo i ofron më shumë Serbisë dhe i kërkon më pak dhe se Kosova nuk merr asgjë përveç premtimeve të mjegullta. Krejt çka duhet bërë për të kuptuar se ky dokument është i padrejtë, ka thënë Serwer.