18.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Erdogan: Turqia ka hyrë në superligë në prodhimin e eksplozivëve të gjeneratës së re

Më të lexuarat

Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, hapi një fabrikë për prodhimin e materialeve të eksplozivëve në Ankara dhe me këtë rast tha se vendi i tij ka hyrë në superligë në prodhimin e eksplozivëve të gjeneratës së re.

Erdogan foli në ceremoninë e hapjes së uzinës për prodhimin e materialeve të energjisë në Fabrikën për prodhimin e raketave dhe materialeve shpërthyese MKEK Barutsan.

“Ne nuk do të jemi më të varur nga askush për bombat tona ajrore, municionet dhe raketat,” tha Erdogan, duke iu referuar përparimit të rëndësishëm që industria e mbrojtjes e vendit të tij ka bërë në kohët e fundit.

Ai gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e hapjes së impiantit të sotëm.

“Me këtë fabrikë, Turqia ka hyrë në super-ligën e prodhuesve të eksplozivëve të gjeneratës së re,” tha Erdogan, duke shtuar:

“Sistemi modular i barutit i furnizuar nga jashtë tani prodhohet tërësisht nga vendi.”

Erdogan tha se ata po përpiqen ta bëjnë Institucionin Turk për Industrinë Mekanike dhe Kimike sa më shpejt të jetë e mundur, ta bëjnë një strukturë që, në bashkëpunim të ngushtë me sektorin privat, do të përmbushë të gjitha nevojat e ushtrisë turke, do t’i japë fund varësisë nga vendet e huaja dhe në në të njëjtën kohë do ta mbështesin Turqinë dhe miqtë e këtij vendi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit