Historia e një vajze, gjysma e familjes së së cilës u vra nga pabesia tipike sioniste
CNN hetoi atë që ndodhi në fillim të janarit në rrugën “Salaheddin”, e cila supozohej të ishte një korridor i sigurt për civilët në Gaza, kur disa njerëz u vranë në strehimore. Dëshmitë e të mbijetuarve, të dhënat e spitalit, imazhet satelitore, videot dhe fotografitë nga vendi i ngjarjes zbulojnë krimin e tmerrshëm.
Ana e djathtë e fytyrës së Roba Abu Jibb është zhdukur pothuajse plotësisht dhe një plagë e thellë dhe e përgjakshme është vendi ku duhet të jetë syri i saj. 18-vjeçarja, e hutuar dhe me dhimbje, u shtrua në spitalin “Al-Aqsa” në Deir al-Balah, në qendër të Gazës, pasi asaj i ndodhi një tragjedi dhe krim i tmerrshëm, ku përfshihej edhe vrasja e gjysmës së familjes së saj.
Ndërsa po përpiqej të kuptonte se si arriti në këtë spital, iu gjet karta e identitetit dhe pjesët filluan të bashkoheshin dhe ajo vetë tregoi historinë e saj.
Ajo dhe familja e saj u fshehën për dy muaj në një magazinë industriale në autostradën kryesore veri-jug në Gaza, e cila ishte gjithashtu një korridor i sigurt për civilët, por ku ata ishin nën zjarr të fortë nga ushtria izraelite. Roba Abu Jibb kujton me një pëshpëritje të shtënat, shpërthimin dhe momentet tragjike të shikimit të vëllezërve dhe motrave të saj duke vdekur përrreth. Nëna e saj dhe tre vëllezërit e motrat e tjera arritën të arratiseshin, por ajo nuk e di se ku shkuan.
CNN u përpoq të ndërtonte një histori për atë që ndodhi në atë natë të tmerrshme janari, në të cilën u vranë pesë vëllezërit e motrat e vajzës fatkeqe. Historia e tyre ofron një dritare në përdorimin dërrmues dhe shpesh pa dallim të forcës nga ushtria izraelite në zonat ku civilëve u tha se do të ishin të sigurt.
Pothuajse dy javë pas sulmit, një grup banorësh që po kalonin në rrugën e shkatërruar “Salaheddin” hasën në një skenë të tmerrshme: të paktën tetë persona, duke përfshirë tre fëmijë, të gjithë të vdekur, të grumbulluar brenda një magazine të shembur. Ata që punonin për të tërhequr trupat mbuluan fytyrat e tyre, duke u mbrojtur nga mizat dhe era e mishit të kalbur.
Askush nuk e dinte se cilët ishin ata, një grup tjetër viktimash të paidentifikuara në mesin e dhjetëra mijëra palestinezëve të vrarë që kur Izraeli filloi bombardimet e tij ajrore dhe ofensivën tokësore në Gaza në përgjigje të sulmit të 7 tetorit nga Hamasi. Prandaj CNN intervistoi shtatë dëshmitarë okularë të sulmit, duke gjetur të afërm tani të shpërndarë nëpër enklavë, përfshirë nënën e Robas. Dëshmia e tyre u kryqëzua me të dhënat e spitalit, pamjet satelitore dhe dhjetëra video e foto nga vendi i ngjarjes, të cilat u shqyrtuan nga ekspertët e mjekësisë ligjore dhe balistikës, të cilët analizuan dëmtimet e godinës dhe plagët e personave të gjetur brenda.
Të marra së bashku, provat zbulojnë se si ushtria izraelite sulmoi Abu Jibbas dhe familjen e saj pa paralajmërim.
IDF iu përgjigj pyetjes së CNN se si iu përgjigjën zjarrit të armikut nga magazina. Një dëshmitar okular tha se dëgjoi atë që ai e quajti “zjarr rezistence”, duke iu referuar zjarrit nga Hamasi ose një grup tjetër militant, dhe gazetarët lokalë raportuan “përleshje” në zonë atë ditë. Dëshmitarët okularë thanë se nuk kishte militantë në magazinat ku ata fshiheshin dhe se ata nuk e dinin që Hamasi vepronte në zonë.
Sipas dëshmitarëve okularë, familjet vendosën flamuj të bardhë, që është një shenjë universale e dorëzimit dhe qëllimi ishte të tregonin se aty kishte civilë. Shenja “familjet e shpërngulura” ishte e vendosur edhe në godinën ku ishin strehuar. Aty jetonin rreth 95 persona të zhvendosur.
“Dronët dhe avionët izraelitë po fluturonin vazhdimisht dhe po monitoronin zonën”, tha një dëshmitare. “Ata mund të na shihnin. Ishte një zonë e hapur, ishte një vend i hapur, ne ndezëm zjarr dhe gatuanim e piqnim bukë… ata e dinin se ishin civilë”.
Më 3 janar, vetëm disa ditë pasi një sulm izraelit vrau të paktën 70 njerëz në kampin e afërt të refugjatëve Maghazi, njerëzit në magazina thanë se mund të dëgjonin afrimin e luftës.
Pak pas mesnate, një theër dëshimtar dëgjoi atë që ai e quajti “zjarri i rezistencës”. Ai e përshkroi atë që pasoi si katër orë “bombardime të pabesueshme” nga ushtria izraelite.
“Ishte një katërkopter, avionë luftarakë, artileri – artileria filloi të godiste ndërtesat, të godiste magazinën ku ishim”, tha ai.
Për shkak të përkeqësimit të situatës, ai dhe familja e tij kanë rrëshqitur nga vrima e magazinës në murin e pasmë dhe janë nisur drejt perëndimit, ndërsa familja e vajzës fatkeqe, sipas saj, nuk kishte ku të shkonte.
Alaa Abu Jibba, kushëriri i Robas, tha se ai pa teksa ushtria izraelite rrethoi magazinën dhe qëlloi mbi të. Me shpërthime rreth tyre, vëllai i madh i Robit, Hamdi 22-vjeçar, vendosi që familja të përpiqej të arratisej. Babai i tyre kishte vdekur dy vjet më parë dhe, si djali i madh, Hamdiu hyri në rolin e kryefamiljarit.
Ushtria izraelite goditi një objektiv pranë magazinës, duke vrarë dhe plagosur disa persona. Robi tha se ajo dhe motrat e saj u përpoqën të telefononin 911, por askush nuk mundi të vinte. Pak minuta më vonë, një shpërthim bëri jehonë në magazinë dhe të gjithë u rrëzuan pa ndjenja. /tesheshi.com/