8.8 C
Pristina
Sunday, November 3, 2024

PE për herë të parë bën thirrje për “armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm” në Gaz

Më të lexuarat

Në vendimin e marrë më 18 janar, “armëpushimi i përhershëm” ishte i kushtëzuar me lirimin e të gjitha pengjeve dhe likuidimin e Hamasit

Parlamenti Evropian (PE) për herë të parë ka bërë thirrje për “armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm” në Rripin e Gazës, ku Izraeli vazhdon sulmet e tij, raporton Anadolu.

Raporti për vitin 2023 i përgatitur në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së me temë “Gjendja e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në botë dhe politika e Bashkimit Evropian (BE)” u miratua me 265 vota pro, 253 kundër dhe 10 abstenime.

Neni 62 i raportit bën “thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza”, për të cilën anëtarët e së Majtës në PE kërkuan ndryshime.

Në raportin e rishikuar dhe miratuar thuhet se “BE-ja, vendet anëtare dhe komuniteti ndërkombëtar bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Rripin e Gazës për të siguruar qasje të papenguar në ushqim dhe ujë për të gjithë njerëzit”.

Me këtë PE për herë të parë bëri thirrje për armëpushim në Gaza. Në vendimin e marrë më 18 janar, “armëpushimi i përhershëm” ishte i kushtëzuar me lirimin e të gjitha pengjeve dhe likuidimin e Hamasit.

AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit