4.2 C
Pristina
Saturday, February 4, 2023

Çka pas haxhit ?

Më të lexuarat

1. Pas përfundimit të këtij (haxhi) udhëtimi të këndshëm dhe të bereqetshëm, haxhiu duhet ta lus Allahun që t’ia pranoj haxhin dhe ta bëjë prej atyre që janë kthyer nga haxhi pa mëkate (sikur atë ditë kur e ka lindë nëna e tij).
2. Haxhiu duhet të vazhdojë adhurimin e Allahut dhe kryerjen e ibadeteve edhe pas haxhit, sepse kjo është shenjë që haxhiu e don Allahun dhe se Allahu ia ka pranuar haxhin.
3. Haxhiu duhet të kujdeset për faljen e pesë kohëve të namazit në xhami e mos të hamendet e të falë namazet në shtëpi.
4. Haxhiu duhet të largohet nga mëkatet në përgjithësi, sepse largimi nga mëkatet pas haxhit aludon se Allahu ia ka pranuar haxhin.
5. Haxhiu pas haxhit duhet të shoqërohet me shokë të cilët e duan Allahun, e nxisin në vepra të mira dhe e largojnë nga veprat e këqija.
6. Haxhiu duhet të ndjekë njerëzit e dijes, që të mësoj nga ata se si adhurohet Allahu, të mësoj nga ata se çfarë ka ndaluar dhe urdhëruar Allahu.
7. Nëse haxhiu ka gjëra të paqarta në lidhje me fenë e tij, ai duhet t’i drejtohet dijetarëve dhe hoxhallarëve të besueshëm dhe të ditur.
8. Haxhiu duhet të jetë nga ata që e kërkojnë të vërtetën dhe largohen nga shpikjet apo risit e ndryshme.
9. Haxhiu duhet të mundohet ta ndryshojë gjendjen e tij për të mirë, njëherit kjo është shenjë se haxhi i tij është pranuar.
10. Haxhiu duhet të ndihmojë dhe urdhëroj në të mirë dhe të ndalojë nga të këqijat.
11. Haxhiu duhet t’i ruaj të gjitha gjymtyrët e trupit nga rënia në haram.
12. Haxhiu duhet ta kujtojë sa më shumë vdekjen, të përgatitet për vdekjen duke kryer sa më shumë vepra të mira.
13. Haxhiu duhet ta kujtojë çdoherë se çfarë ka përgatit Allahu për banorët e xhenetit dhe çfarë për banorët e xhehenemit.
14. Haxhiu duhet të shpeshtoj kërkim faljen dhe pendimin nga mëkatet, si dhe gjuha e tij duhet të jetë e lagur dhe e angazhuar me përmendjen e Allahut.
15. Haxhiu duhet të jetë prej atyre që kur thuhet se Allahu ose i Dërguari i Tij urdhëron apo ndalon diçka, ai thotê: u binda dhe u nënshtrova.

Nga arabishtja: Suad Shabani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit