0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Çka nevojitet përveç motivimit për t’i arritur qëllimet?

Më të lexuarat

Kur vendosim synime të reja, zakonisht jemi të mbushur me motivim. Në fillim, ndihemi sikur mund të arrijmë çdo gjë. Ne nuk kemi frikë të shohim ëndrra të mëdha dhe të besojmë në ëndrrat tona. Mendojmë se gjithçka është e mundur dhe ne jemi të gatshëm të bëjmë çdo gjë që duhet për të arritur qëllimin tonë.

Por, me kalimin e kohës, kjo ndjenjë zhduket dhe ne e gjejmë veten duke u zvarritur dhe duke i shtyrë afatet kohore. Kur kjo ndodh, zakonisht shumë shpejt arrijmë në përfundim se mungesa e motivimit ishte arsyeja që ne hoqëm dorë. E në fakt nuk qëndron gjithçka tek motivimi. Ajo që na nevojitet më shumë se motivimi është ‘’Dedikimi’’.

Të jesh i përkushtuar ndaj një qëllimi, do të thotë që ju jeni të gatshëm të bëni sakrifica. Dedikimi është ajo që do t’ju shtyjë përpara.

Duke lexuar historinë e shumë njerëzve të suksesshëm, kemi zbuluar se për të realizuar qëllimet në jetë, ju nevojitet përkushtim dhe përpjekje e vazhdueshme, pa marrë parasysh se sa të motivuar ndiheni drejt saj. Me siguri kjo nuk është ajo që shumica e njerëzve dëshirojnë ta dëgjojnë. Ju do të preferonit të thoni se ‘’magjia’’ qëndron te energjia e juaj motivuese. E vërteta është se çdo punë kërkon një vullnet, por më shumë se çdo gjë tjetër, përcaktuese për suksesin tuaj është përpjekja apo angazhimi.

Këtu janë disa mënyra se si të mos hiqni dorë nga qëllimet tuaja, edhe nëse ju mungon motivimi:

Zhvillimi i Disiplinës

Një mënyrë për të forcuar vullnetin tuaj është që të punoni në qëllimin tuaj çdo ditë, pa marrë parasysh se sa kohë keni shpenzuar për të. Në ditët kur keni më shumë energji, mund të shtoni më shumë ushtrime në këtë rutinë dhe gradualisht me kalimin e kohës mund të lëvizni në një numër më të madh të ushtrimeve dhe kështu do jeni gjithnjë e më afër realizimit të qëllimeve tuaja.

Kapërcimi i Rezistencës

Në librin e tij ‘’Lufta e Artit’’, Stiven Pressfield thotë: “Rezistenca është zëri në pjesën e prapme të kokës që na thotë të heqim dorë, të jemi të kujdesshëm, të ngadalësojmë, të bëjmë kompromise etj.”. Pressfield ofron mënyra se si duhet mposhtur ‘’Rezistenca’’. ‘’Duhet të jeni gjithmonë ambicioz”. Ai nuk thotë që të jeni më i miri në një profesion të caktuar. Ai thjesht thotë të shfaqesh çdo ditë dhe të bësh punën e duhur.

Paraqitni rezultatin përfundimtar

Kjo ide duket e thjeshtë, por shumica e njerëzve i vendosin qëllimet dhe harrojnë të përqendrohen në rezultatin përfundimtar. Bëni pikturimin e rezultatit përfundimtar në kokën tuaj! Është e rëndësishme në radhë të parë t’ia kujtoni vetes pse po e bëni atë. Jepini vetes kohë të nevojshme për të përfytyruar momentin kur e arrini qëllimin tuaj. Çfarë do t’ju sjellë? Si do të ndiheni kur të arrini atje?

Pra, motivimi është një nga elementet e nevojshme për të arritur qëllimet tuaja. Kjo është arsyeja përse ata që janë të përkushtuar dhe marrin një nxitje nga motivimi, përfundimisht arrijnë t’i bëjnë ëndrrat e tyre realitet.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit