7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

MASHTI: Jemi përgatitur për fillimin e vitit shkollor

Më të lexuarat

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

I paraparë të niste më 1 shtator, fillimi i vitit të ri shkollor është shtyrë për datën 13 shtator, për shkak të situatës së rënduar me koronavirus.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, mori pjesë të martën në një takim virtual me përfaqësues të Drejtorive Komunale të Arsimit, përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë dhe ata të Këshillit të Prindërve në Prishtinë.

Në një njoftim të postuar në Facebook, Nagavci citohet të ketë thënë se vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor do të merret “duke i respektuar rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë”.

Ajo nuk tregoi se çfarë përgatitjesh janë bërë dhe si do të zhvillohen orët e mësimit.

Kryetari i Kolegjiumit të Drejtorive Komunale të Arsimit, Besim Avdimetaj, tha se vaksinimi i mësimdhënësve kundër koronavirusit tashmë është në një përqindje të lartë, por edhe ai shtoi se vendimet do të kenë për bazë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit.

Më 3 shtator, zëvendësministri i Arsimit në Kosovë, Dukagjin Pupovci, ka thënë se shkalla e vaksinimit të mësimdhënësve është 77 për qind.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit