13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Cipras: E respektojmë Turqinë si një fuqi rajonale

Më të lexuarat

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras mori pjesë në një konferencë të organizuar në Shtëpinë e Bardhë me çrast bëri deklarata mbështetëse ndaj Turqisë.

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras dje u takua në Uashington me Presidentin e ShBA-së, Donald Trump.

Pas takimit Cipras deklaroi se Turqia duhet të mbetet në NATO dhe se vendi i tij mbështet procesin e negociatave me BE-në.

Cipras, i cili mori pjesë në një konferencë të organizuar në Shtëpinë e Bardhë, në përgjigje në një pyetje vuri theksin në rëndësinë që Turqia të jetë pjesë e NATO-s.

“Ne vazhdojmë ta përkrahim rrugëtimin e Turqisë drejt Evropës. E respektojmë Turqinë si një fuqi rajonale dhe besojmë se ajo duhet ti drejtohet perspektivës së saj evropiane. Rruga e Turqisë drejt Evropës duhet të mbetet e hapur”, deklaroi Cipras.

Tërheqin vëmendjen që këto deklarata të përkrahjes së Turqisë të bëra nga ana e Ciprasit bien ndesh me periudhën kur po jetohet kriza e vizave mes Turqisë dhe ShBA-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit