8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

CILIT NJERI I PRANOHET LUTJA?

Më të lexuarat

1-Lutja e nevojtarit:

Allahu i Madhëruar ka thënë: “A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni” (Neml 62)

2-Lutja e të dëmtuarit pa asnjë përjashtim, edhe nëse është i pafe apo i shthurur:

Profeti,paqja qoftë mbi të, ka thënë: “Ruhuni nga lutja e të dëmtuarit sepse ajo bartet deri mbi retë dhe Allahu i Madhëruar thotë: “Pasha fuqinë dhe madhështinë Time,Unë do të ndihmoj sikur edhe pas një kohe!” (I saktë. Shiko Vargun e saktë nr.868)

“Ruhuni nga lutja e të dëmtuarit sepse ajo ngjitet drejt qiellit, si një shkëdijë” (I saktë.Shiko vargun e saktë nr.871)

“Ruhuni nga lutja e të dëmtuarit edhe nëse është i pafe sepse përpara saj nuk ka asnjë pengesë” (I mirë. E transmeton Ahmedi)

“Lutja e të dëmtuarit pranohet edhe nëse është i shthurur, ngase shthurja e tij është mbi veten e tij” Albani e ka vlerësuar të mirë në Sahih el Xhamië)

3-Lutja e agjëruesit, udhëtarit dhe prindit:

Profeti,paqja qoftë mbi të,ka thënë:

“Tri lutje pranohen;lutja e agjëruesit,lutja e të dëmtuarit dhe lutja e prindit” (I saktë. Shiko vargun e saktë nr.1797)

“Tri lutje janë të pranuara pa asnjë dyshim; lutja e prindit, lutja e udhëtarit dhe lutja e të dëmtuarit” (Albani e ka vlerësuar të mirë. Shiko vargun e saktë nr.596)

4-Lutja e muslimanit për vëllanë e tij në mungesë:

Profeti, paqja qoftë mbi të, ka thënë: “Lutja e njeriut musliman për vëllanë e tij në mungesë është e pranuar. Te koka e tij qëndron një engjëll i cili është i ngarkuar që saherë që njeriu lutet për vëllanë e tij për ndonjë mirësi, të thotë: Amin, edhe për ty e njëjta gjë”(Muslimi)

5-Lutja në gjendje të mirë:

Profeti, paqja qoftë mbi të, ka thënë: “Atij që i vjen mirë që Allahu t’ia pranojë atij lutjen në kohën e vështirësive dhe të pikëllimit, le të lutet sa më shumë kur të jetë në gjendje të mirë!” (Hakimi dhe Dhehebiu e kanë vlerësuar të saktë).

“Orinetimi i Muslimanëve” Xhemil Zejno
Përktheu: Rexhep Milaqi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit