-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Cili shtet mund të ushqejë çdo ditë për 5 vjet popujt e tre vendeve?

Më të lexuarat

Të ushqesh 3 vende çdo ditë.

Që kur ka filluar lufta civile në Siri në mars të vitit 2011 e deri më sot, kanë mbetur pas plot 5 vjet. Për vjet me radhë, miliona njerëz jetojnë larg shtëpisë së tyre, të ndarë nga toka dhe kujtimet. Vetëm në Turqi ka më shumë se 2 milion e gjysëm mysafirë sirianë. Duke llogaritur edhe ata që janë në Liban, Jordani, Egjipt dhe Irak, rreth 5 milion njerëz janë detyruar të jetojnë jashtë vendit të tyre.

Kurse 10 milion njerëz të tjerë, mendohet se janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre për tu vendosur diku tjetër brenda territoreve të Sirisë. Po ti linim mënjanë shifrat e thata dhe ti kthehemi jetëve të njerëzve, do të vinim re një dramë të hidhur. Turqia kohët e fundit kritikohet se nuk është duke treguar një përpjekje efektive me emigrantët që kalojnë në Evropë. Numri i emigrantëve që kanë hyrë në territoret e Bashkimit Evropian me një popullsi prej 500 milion banorësh, mendohet të jetë afërsisht 1 milion emigrantë. E gjithë ky debat që ka plasur ka të bëjë me këta 1 milion njerëz. Pra Unioni pohon se nuk është në gjendje të marrë dhe të mirëpresë 1 milion banorë.

Atëherë le ta kthejmë këtë temë në një pyetje konkrete. A mundet Gjermania që çdo ditë të ushqejë Slloveninë me 2 milion banorë, Luksemburgun me 500 mijë banorë dhe Maltën me 400 mijë banorë? Nëse do të na duhej ta shpjegonim më qartë pyetjen. Gjermania do të ushqejë çdo ditë fëmijët, gratë, burrat, të rinjtë dhe të moshuarit e këtyre vendeve që përmendëm me tre vakte ushqim në ditë. Gjermania do të sigurojë çdo nevojë për ta duke filluar nga veshjet, arsimi etj. Dhe këtë do ta bëjë për 5 vjet me radhë. A është e mundur kjo? Nëse këtë pyetje ja drejtoni një gjermani, atëherë ai do të përgjigjet “sigurisht që jo, kjo nuk është një barrë që mund të mbahet”. Nëse pyesni një udhëheqës gjerman ai do të përgjigjet; “jo Gjermania nuk mund të mbajë e vetme një barrë të tillë. Bashkimi Evropian duhet ta ndajë këtë barrë me vendet e tjera anëtare”. Dhe këto fjalë do të kenë një pjesë të madhe të drejte.

Mbase është e vështirë për ta besuar, por Turqia e bën këtë prej 5 vjetësh. Pra Turqia prej 5 vjetësh ushqen me tre vakt në ditë rreth 3 milion banorë sa është edhe popullsia e Sllovenisë, Luksemburgut dhe Maltës. Ajo siguron edhe vendin që ata jetojnë. Disa prej tyre janë vendosur në kampe disa të tjerë në qytete. Për ata sigurohen veshje, arsim për fëmijët, kurse për gratë janë hapur kurse për të marrë një profesion. Për shumë njerëz të kualifikuar janë siguruar vende pune.

Turqia është një vend, ku populli që mirëpritet dhe që është i barazvlefshëm me popullsinë e tre vendeve të Evropës ushqehet me traditën e bujarisë dhe humanizmit. Të njëjtën pyetje po t’ia drejtojmë një turku, pra “Turqia a mund të ushqejë, veshë dhe mbajë në jetë për çdo ditë popullsinë e tre vendeve?”, Ai do t’ju përgjigjej me këto fjalë: “Me lejen e Allahut ne do të bëjmë çfarë të kemi mundësi”. Sepse populli turk e di që ai që bën mirë gjen mirë. Populli turk e di që feja që beson është islami i cili thotë: “nuk është prej nesh ai që bie të flejë i ngopur, kurse komshiu i tij është i uritur”.

Forcat e regjimit sirian, me mbështetjen e forcave ajrore ruse, Iranit dhe milicëve të Hizbullhaut filluan një sulm të madh kundrejt Veriut të Halepit. Pas këtyre sulmeve të përjetuara pranë kufirit turko-sirian, Turqia u pa përsëri si një port i sigurt nga mijëra njerëz. Dhjetëra mijëra sirianë u nisën drejt Kilisit.

Përballë Kilisit erdhën edhe 50 mijë mysafirë të rinj sirianë. Turqia vazhdoi të sillet ndaj këtyre njerëzve si të ishin mysafirë të ardhur në shtëpinë e saj. Turqia nuk tha: nëse këtë barrë nuk e ndan bota, as unë nuk do ta mbart”. Ashtu siç bënë disa vende të Evropës, Turqia nuk pyeti për besimin e tyre fetarë ose për strukturën e tyre etnike. Ajo nuk shtroi tela me gjemba para tyre dhe nuk bëri sikur ata nuk ekzistojnë. Departamenti i Kryeministrisë së Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), Gjysmëhëna e Kuqe Turke Kızılay dhe institute të tjera civile u organizuan menjëherë. Kızılay në fazën e parë ngriti 2 mijë çadra në kufi dhe filloi menjëherë shpërndarjen e batanijeve, ujit dhe furnizimin me ushqime. U përcaktuan të sëmurët dhe u dërguan në spital në Kilis për kurim.

Për të moshuarit dhe fëmijët u tregua një rëndësi e veçantë. Atyre që nuk kishin veshje dimërore ju dhanë ndihma. Më pas filloi ndarja e ushqimit të ngrohtë. Çdo ditë ndahet ushqim i ngrohtë për 50 mijë veta. Çdo ditë për këta mysafirë piqen 100 mijë bukë.

Turqia jo vetëm mysafirët e fundit, po të tërë mysafirët mund ti mirëpresë deri në pafundësi. Ah sikur vendet e Evropës që pretendojnë se janë të civilizuara, të nxirrnin një mësim nga kjo. Por realizimi i kësaj është shumë i vështirë. Mundësia që një vend të thotë “ne kemi një pjesë të madhe në këtë tragjedi dhe vetëm për këtë ne duhet të ndajmë këtë barrë” është shumë e dobët. Zjarri djeg vendin ku bie, dhe ju nuk keni kujt ti besoni tjetër përveç komshiut për të shuar këtë zjarr. Me dëshirën që çdo vend të ketë një fqinj si Turqia. /trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit