13.9 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Dr.Aid Al-Qarni tregon për detajet e sulmit

Më të lexuarat

Dr. Aid Al-Qarni, i cili ditë më parë ishte cak i një sulmi terrorist në Filipine po shërohet me sukses. Në paraqitjen e tij të parë, pas sulmit, Sheikhu thotë se ndjehet mirë dhe se gjendja e tij është e qëndrueshme.

Ai përshkroi se si filloi sulmi: “Kisha një ligjëratë, ku morën pjesë një numër i madh i njerëzve. Fola për vëllazërimin, paqen, luftën kundër terrorit. Unë gjithashtu fola edhe për librin tim “Mos u trishtoni!”.

Ai për MBC shtoi: “Pasi mbarova ligjërimin, shkova te makina ime, dhe pa kaluar më shumë se dy metra një sulmues më befasoi. Ai ma drejtoi armën dhe qëlloi tre herë, njëri plumb më goditi në krahun e djathtë, ndërsa tjetri në stomak. I Plotfuqishmi më ruajti nga plumbi i tretë, elhamdulillah, sulmuesi doli huq. Të dy plumbat më vonë më janë larguar, elhamdulillah, pas ndërhyrjes kirurgjikale.”

Sheikh ka konfirmuar se tani gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

(Islamgjakova)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit