-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Cili është vendimi për të shtyrë shlyerjen e borxhit shtetit?

Më të lexuarat

Pyetje: Cili është vendimi për të shtyrë shlyerjen e borxhit ndaj fondit për patundshmëri, nëse jemi në gjendje ta kthejmë atë?

Përgjigje: Është e ndaluar të shtyhet pagimi i borxhit nëse je në gjendje ta kthesh atë.

Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Vonesa e borxhit të pasurit është padrejtësi.” 1

Është e çuditshme se si disa njerëz mendojnë se paratë e shtetit janë të lejuara, prandaj e vonojnë kthimin e borxhit që ia kanë shtetit. Kjo është gabim. Vërtetë edhe paratë e shtetit janë të ndaluara (të keqpërdoren). Të gjithë myslimanët kanë të drejtë në thesarin myslimanë. Askush nuk është më meritor se tjetri. Prandaj, unë e këshilloj vëllanë që e vonon kthimin e borxhit, që ta ketë frikë Allahun Azze ue Xhel dhe ta kthej borxhin afati i të cilit ka skaduar, në qoftë se ai mund ta bëjë këtë. Ai nuk e di nëse vdes nesër ose pasnesër dhe e ka borxhin në ndërgjen e tij. Borxhi nuk është një gjë e vogël. Para se Allahu ta pasuronte Profetin, Profeti salAllahu alejhi ue selem nuk ia falte namazin e xhenazes personit që kishte borxh. Kur ai doli para për ti´a falur namazin e xhenazes, një njeri nga prej Ensarëve pyeti: ”A ka ai ndonjë borxh?” Ata thanë: ”Po.”Pastaj ai u largua duke thënë: ”Faljani xhenazen shokut tuaj.”

Vini re këtë! Profeti salAllahu alejhi ue selem ishte krijesa më e mëshirshme, tha:

”Faljani xhenazen shokut tuaj.”

Pastaj Ebu Katade radijAllahu anhu tha: ”Unë marr përsipër këto dy monedha ari.”Profeti salAllahu alejhi ueselem tha: ”A është e drejta e kreditorit? A u lirua i ndjeri nga borxhi tani? ”Ebu Katadeh u përgjigj: ”Po.” Atëherë ai salAllahu alejhi ue selem doli përpara dhe ia fali namazine xhenazes.” 2.

Një njeri erdhi tek ai salAllahu alejhi ue selem dhe i tha: ”A i shlyen mëkatet vdekja si shehid për hirë të Allahut?” Profeti salAllahu alejhi ue selem tha: ”Po. Kjo i shlyen mëkatet.” Kur burri i largua nga aty, Profeti e thirri dhe i tha: ”Xhibirli erdhi tek unë dhe më tha: ”I Shlyhet çdo gjë përveç borxhit.” 3

Vdekja për hir të Allahut pra nuk e shlyen borxhin. Që disa njerëz sot e marrin me lehtësi borxhin është një gabim shumë i madh. Disa huazojnë para për të blerë një makinë luksoze. Ai nuk është i kënaqur me një makinë për 30.000. Ai dëshiron të ketë një për 70.000. Ai nuk është i kënaqur me mobilje për 50.000. Ai dëshiron mobilje për 100,000. Pa dyshim kjo është mendjelehtësi dhe gabim. Njerëzit e kanë një fjalë të urtë:

”Shtrij këmbët aq sa të mbulon jorgani.”

Një person me këmbë të gjata nuk duhet ti ketë ato jashtë jorganit. Ai duhet ti tërheqë ato në mënyrë që të mbulon gjithë trupin.”

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (74 A)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

______________________

1 Bukhari (2288).

2 Ibn Hibani (258).

3 Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë: ”Shehidit i shlyhen të gjitha mëkatet.” Atëherë Xhibrili tha: ”Përveç borxhit.” Atëherë Profeti salAllahu alejhi ueselem tha: ”Përveç borxhit.” (Tirmidhi ( 1640). Autentik sipas Albanit në ”Sahih et-Tirmidhi” (1640).

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit