3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Cili është qëllimi yt? – Jeta

Më të lexuarat

JETA

Me siguri se, këtë shkrim, në këtë moment, je duke e lexuar në dhomën tënde, i ulur në karrige dhe sigurisht se ke edhe rroba të veshura. Unë të pyes: Për çfarë arsye? Pse i ke rrobat e veshura dhe çfarë roli luan karrigia? Pasi që këto janë pyetje retorike, s’ke nevojë të përgjigjesh, sepse të gjithë e dimë përgjigjen.

Qëllimi i karriges është që të na mundësojë uljen në të duke e mbështetur peshën tonë, ndërsa rrobat kanë për detyrë të na ngrohin trupin, të na e mbulojnë lakuriqësinë dhe të na bëjnë të dukemi mirë.

Tani nga dhoma jote më lejo të të mbartë në një pyll kudo diku në botë; natyrisht që në atë pyll duhet të ketë drunj dhe në njërin nga ato drunj është një molë (lloj fluture e familjes “lepidoptera”; në këtë rast bëhet fjalë për larvën e saj).

Kjo molë është duke e thithur limfën e drurit, ndërsa nën të gjendet një molë tjetër, roli i së cilës është tejet i çuditshëm: ajo i thith jashtëqitjet e molës së parë. Kjo për shkak se mola e parë, gjatë thithjes së limfës, aty për aty i nxjerr mbeturinat e saj. Me siguri je duke menduar “ku do të dalë me këtë?” Mirë, së pari le ta sqarojmë se cili është qëllimi i molës së dytë. Qëllimi i saj është pastrimi i jashtëqitjes së molës së parë, në mënyrë që të mos rrjedh përgjatë drurit, e që milingonat dhe insektet tjera të mos i vinin pas gjurmës dhe ta hanin molën e parë. Më fjalë të tjera, mola e dytë është polici e sigurimit për molën e parë.

Tani që e kuptove këtë, me siguri nuk ke ditur asgjë rreth kësaj mole tre minuta më parë, në fakt, edhe sikur të ndodhte gjenocid mbi molet, nuk do të të interesonte fare – mirë, shumicës prej jush. Sido që të jetë, ne i atribuojmë qëllim një krijese të tillë kaq të parëndësishme, dhe, t’i kthehemi rrobave dhe karriges sonë, të cilat janë objekte të pajeta, pa ndjenja dhe pa intelekt, u atribuojmë qëllime edhe atyre gjithashtu. Kurse, nuk i atribuojmë qëllim ekzistencës sonë. A nuk është kjo absurde?!

Të besosh se nuk ke kurrfarë qëllimi në jetë, nuk është vetëm irracionale por edhe problematike, pasi që kjo do të thotë se shumë nga ato gjëra që kemi arritur si racë njerëzore, nuk kishin për të ndodhur fare, meqë shumë nga njerëzit që kanë arritur gjëra të mahnitshme, duke e përfshirë edhe zbulimin e penicilinës, nuk do t’i shtynte asgjë për t’i arritur ato çfarë kanë arritur. Kjo sepse, pikërisht këta individë, i janë qasur jetës nga një qëllim i cili i ka nxitur, pa të cilin do të ishim sikur kafshët, duke iu nënshtruar instinkteve tona, apo robotë kimikë që shëtisin poshtë-lart, duke pritur që acidi i baterisë të shterohet!

E, pse na qenka irracionale? – Është irracionale, sepse nëse çdo gjë që zbulojmë në natyrë e ka një qëllim të caktuar, duke e përfshirë edhe molën e parëndësishme, si dhe gjërat të cilat ne i zhvillojmë apo krijojmë, atëherë logjikisht rrjedh se edhe ne duhet të kemi një qëllim gjithashtu. Ta mohosh këtë, është ngjashëm sikur të besosh në gjëra pa pasur asnjë argument, sepse nuk ka ndonjë argument që të pohojmë se ne nuk kemi ndonjë qëllim në jetë. Përkundrazi, kemi argumente për të thënë se gjërat kanë qëllime të caktuara dhe këtë mund ta arrijmë si përfundim edhe për veten tonë gjithashtu. Sikur që Kurani me elokuencë shpjegon:

“Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për mendarët, për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë dhe që meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës (duke thënë:) “O Zoti ynë! Ti nuk i ke krijuar kot këto – lartësuar qofsh (nga çdo e metë)! Prandaj na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit.” Kuran, 3:190-191

Në përfundim, mund të themi se pa një qëllim të caktuar, nuk do të kishim në fakt një kuptim më të thellë të ekzistencës sonë. Për shembull, nëse e marrim një pikëpamje shkencore vërtet jonjerëzore, në lidhje me ekzistencën tonë, ajo thotë se “ne gjendemi mbi një anije që është duke u fundosur”. Kjo anije quhet gjithësi, sepse sipas shkencëtarëve, gjithësia do ta vuajë një vdekje nga nxehtësia dhe një ditë Dielli do ta shkatërrojë Tokën, prandaj edhe kjo anije një ditë do të fundoset. Kështu që unë të pyes: cili është qëllimi i bamirësisë së rigrupimit dhe renditjes së karrigeve në kuvertë, apo bamirësia ndaj gruas së moshuar, duke i dhënë një gotë qumështi? Ne të gjithë do të vdesim një ditë.

Qëllimi i jep kuptim më të thellë jetës sonë. Kështu që, tani ne mund të pyesim: “Cili është qëllimi ynë në jetë?”

Koncepti Islam mbi qëllimin e jetës bazohet në dy formulime themelore:

  • Është racionale të besosh në Zot
  • Ka arsye të shëndosha për të besuar se Kurani është fjala e Zotit

http://facebook.com/NjeArsye

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit