3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Cili është dhikri kur hyjmë e cili kur dalim nga xhamia?

Më të lexuarat

KUR HYJMË NË XHAMI

Në xhami hyjmë me këmbën e djathtë[1], duke thënë:

أَعُوذُ بِاللَّهِ العَظِيمِ، وَبِوَجْهِهِ الكَرِيمِ، وَسُلْطَانِهِ القَدِيمِ، مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ.

E’ũdhu bil-lãhil ‘aḍhĩm, we bi wexhhihil kerĩm, we ṣulṭãnihil ḳadĩm, minesh-shejṭãnirr-rraxhĩm.

(Kërkoj nga Allahu i Madhërishëm, me Fytyrën e Tij Fisnike dhe me fuqinë e pushtetin e Tij të përhershëm, të më mbrojë nga shejtani i mallkuar!).[2]

 

  بِسْمِ اللَّهِ، وَالصَّلَاةُ، وَالسَّلَامُ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ، اللَّهُمَّ افْتَحْ لِي أَبْوَابَ رَحْمَتِكَ.

Bismil-lãh, weṣ-ṣalãtu wes-selãmu ‘alã Rasũlil-lãh. All-llãhumme’ftaḥ lĩ ebwãbe raḥmetike!

(Në emër të Allahut, salavati[3] dhe selami i Allahut qofshin për të Dërguarin e Allahut[4]. O Allah! Më hap dyert e mëshirës Tënde!).[5]

 

 

KUR DALIM NGA XHAMIA

Nga xhamia dalim me këmbën e majtë, duke thënë:

بِسْمِ اللَّهِ وَالصّلَاةُ وَالسَّلَامُ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ، اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ مِنْ فَضْلِك، اللَّهُمَّ اعْصِمْنِي مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ.

Bismil-lãh, weṣ-ṣalãtu wes-selãmu ‘alã Rasũlil-lãh. All-llãhumme innĩ es’eluke min faḍlike, All-llãhumme i’ëṣimnĩ minesh-shejṭãnirr-rraxhĩm.

(Në emër të Allahut, salavati dhe selami i Allahut qofshin mbi Muhamedin. ‘O Allah! Të lutem të më japësh nga mirësitë e Tua!’ O Allah, më mbroj nga shejtani i mallkuar!).[6]

[1]Enesi t tregon: “Nga suneti është që kur të hysh në xhami, të fusësh përpara këmbën e djathtë, ndërsa kur të dalësh nga xhamia, të nxjerrësh përpara këmbën e majtë”. Shënojnë Hakimi dhe Bejhakiu. Albani thotë se hadithi është i mirë.

[2]Ebu Davudi (Sahih Xhami).

[3]Ibn Sunni [Hadithi është i mirë].

[4]Ebu Davudi (Sahi Xhami). [Salavati i Allahut për të Dërguarin do të thotë që ta lavdërojë tek elita e lartë (melekët). Ndërsa selami i Allahut për të Dërguarin do të thotë që t’i japë paqe dhe ta ruajë nga të këqijat. Kështu, kur hyn në xhami, besimtari i lutet Allahut që ta lavdërojë Pejgamberin ﷺ te melekët dhe t’i japë paqe e ta ruajë nga të këqijat].

[5]Muslimi.

[6]Burimet e hadithit u përmendën në poshtëshënimet e mëparshme. Porse shtojcën «O Allah! më mbroj nga shejtani i mallkuar!» e sjell Ibn Maxhe (Sahih Ibn Maxhe).

 

Seid el Kahtani – MBUROJA E MUSLIMANIT – (Dhikri i Kuranit dhe Sunetit) 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit