-3.4 C
Pristina
Saturday, January 18, 2025

Cilat sure dhe dua rekomandohen për mbrojtje nga mësyshi?

Më të lexuarat

Pyetje: Doja të interesohesha për një motër që ka sy (mësysh), dhe dua të jem e qartë se cfarë suresh specifike ka për këtë dhe çfarë duash, duhet për këtë problem Allahu të shperbleftë.

Falenderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
—●•Motra i lexon vetes nëse zotëron vetveten, ose i lexon dikush tjetër, duke i fryrë (fryrje e shoqëruar me stërkala të lehta pështyme në gjoks, apo në çfarëdolloj pjese tjetër të trupit).

•Motra i lexon vetes nëse zotëron vetveten, ose i lexon dikush tjetër, duke i fryrë (fryrje e shoqëruar me stërkala të lehta pështyme në gjoks, apo në çfarëdolloj pjese tjetër të trupit).

•Lexohet surja Fatiha, ajeti Kursij, suren Ihlas, Felek, Nas. Është mirë që suret Ihlas, Felek dhe Nas t’i përsërisë nga tre herë, pastaj të lutet për shërim duke thënë: 

« اللَّهُمَّ ربَّ النَّاسِ ، أَذْهِب الْبَأسَ ، واشْفِ ، أَنْتَ الشَّافي لا شِفَاءَ إِلاَّ شِفَاؤُكَ ، شِفاءً لا يُغَادِرُ سقَماً »
“O Allah Ti je Zoti i njerëzve, largoje këtë të keqe dhe shëroje sepse Ti je Shëruesi. Nuk ka shërim tjetër përveç shërimit Tënd, shëroje me shërim që nuk lë pas tij sëmundje.” [Mutefekun alejhi]
Dhe e përsërit këtë tre herë.

Po ashtu thotë: 

«بِسْمِ اللَّهِ أَرْقِيكَ ، مِنْ كُلِّ شَيْءٍ يُؤْذِيكَ، مِنْ شَرِّ كُلِّ نَفْسٍ أَوْ عيْنِ حَاسِدٍ ، اللَّهُ يشْفِيك ، بِسْمِ اللَّهِ أَرْقِيكَ»
“Me emrin e Allahut po të bëj rukje nga çdo gjë që të mundon dhe nga e keqja e çdo shpirti apo syri ziliqar, Allahu të shëroftë, me emrin e Allahut po të bëj rukje.” [Transmeton Muslimi]
e përsërit tre herë.

  I lutet Allahut që ta shërojë dhe gjithashtu thotë: 

«أعيذك بكلمات الله التامات من شر ما خلق»
“Kërkoj mbrojtje për ty me fjalët e Përsosura të Allahut nga e keqja e çdo gjëje që Ai ka krijuar.”, duke e përsëritur tre herë.

Këto lutje që përmendëm janë të dobishme për shërim me Lejen e Allahut.

Besimtari duhet te jete i bindur se nuk e godet ate vetem ajo qe Allahu ka caktuar për te. Po permendim ketu edhe disa mënyra për t’u mbrojtur nga syri i keq dhe nga magjia:

1. Mbështetja tek Allahu i Madhëruar dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për të larguar magjinë dhe syrin e keq dhe është më e dobishmja, që kërkon mbështetësi tek Allahu i Lartëmadhëruar.

Allahu i Madhëruar thotë në Kur’anin Famëlartë:
“Dhe kushdo që mbështetet e vë shpresat tek Allahu, atëherë Ai do t’i mjaftojë atij plotësisht.” (Sure Et-Talak: 3).

2. Zbatimi i urdhërave të Allahut dhe shmania nga ndalesat (haramet).
Kushdo që i zbaton ato, ashtu siç ka urdhëruar feja Islame e mbron Allahu atë në dynja, në fenë e tij, familjen dhe pasurinë e tij.

  3. Përmendja e shpeshtë e Allahut duke bërë dhikër, duke lexuar Kur’an, duke e thënë sa më shpesh fjalën La ilahe il-Allah, duke e lavdëruar, falënderuar dhe madhëruar Atë, duke kërkuar falje prej Tij, duke dërguar salavat mbi Profetin Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të); kjo është më e mira dhe më e dobishmja që robi ia përgatitë vetvetes.

Lus Allahun qe ta sheroje motren dhe te gjithe te semuret.

Përgjigje nga Adelina Kuçana

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit