9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Cilat kafshë janë përmendur në Kuran?!

Më të lexuarat

Këto kafshë janë përmendur në ajete dhe sure të ndryshme nëpër Kur’an, janë përmendur në diku 200 ajete dhe në disa sure.

Gjashtë prej sureve (kaptinave) të Kur’anit janë emërtuar me emra të gjallesave apo kafshëve të ndryshme, ato janë: el-Bekare (lopa), en-Nemlu (milingonat), el-A’nkebut (merimanga), en-Nahl (bletat), el-Fil (elefanti) dhe el-Ena’m që është emërtim i disa llojeve të kafshëve.

Në Kur’an janë përmendur diku 27 lloje të kafshëve, shumica e së cilëve janë gjitar.

 

1- Lopa; “Allahu, me të vërrtetë ju urdhëron të therrni një lopë.” El-Bekare, 67.

2- Gjarpëri; “E, (Musai) e lëshoi shkopin e vet, e ai u bë gjarpër i madh.” El-Ea’raf, 107.

3- Deveja; “Vallë, a nuk shohin ata se si është krijuar devja?!” El-Gashije, 17.

4- Kali; “(Krijoi) edhe kuajtmushkat dhe gomarët, për t’i shaluar ju, dhe për zbukurim…” En-Nahl, 8.

5- Gomari; është përmendur në ajetin e kaluar si dhe në ajetin e 5 të sures el-Xhumua’h.

6- Mushka; është përmendur në ajetin e kaluar të sures en-Nahl.

7- Dhia; “Allahu ka krijuar tetë çifte kafshësh: dy nga dhentë (mashkull e femër) dhe dy nga dhitë.” El-Ea’raf, 143.

8- Dhentë; janë përmendur në ajetin e sipërm si dhe në ajetin e 23 të sures Sad.

9- Derri; “Me të vërtetë, Allahu ua ka ndaluar ngrënien e kafshës së ngordhur, gjakun e derdhur, mishin e derrit dhe atë kafshë që nuk është therrur në emër të Zotit.” El-Bekare, 173.

10- Majmuni; “Meqë ata e refuzuan me mendjemadhësi, atë që u ishte ndaluar, Na ju thamë: “Bëhuni majmunë të urryer”.” El-Ea’raf, 166.

11- Qeni; “Kurse qeni i tyre, kishte shtrirë dy këmbët e para në hyrje të shpellës.” El-Kehf,18.

12- Luani; “Të frikësuar, që kanë ikur prej luanit.” El-Muddethir, 51.

13- Elefanti; “Vallë, a nuk ke dëgjuar ti se si ka vepruar Zoti yt me ushtrinë (pronarët) e elefantit?!” El-Fil, 1.

14- Ujku; “(Vëllezërit) thanë: “Si do ta hajë ujku, kur ne jemi një grup i fortë! Na, atëherë, me të vërtetë, do të ishim të humbur”. “ Jusuf, 10.

15- Zebra; “Thua se janë zebra të trembura.” El-Muddethir, 50.

16- Mushkonja; “Allahu nuk ngurron të jep shembullin e mushkonjës ose diçka më të madhe se atë.” El-Bekare, 26.

17- Karkaleci; “Prandaj, Na atyre ua kemi sjellë vërshimin, karkalecatrriqërat, bretkosat dhe gjakun.” El-Ea’raf, 133.

18- Rriqëri; është përmendur në ajetin e kaluar.

19- Miza; “Ata, të cilët, përpos Allahut, i adhuroni ju, nuk mund të krijojnë – kurrsesi as një mizë, madje.” El-Haxh, 73.

20- Bleta; “Dhe, e frymëzoi (i dha instinkt) Zoti yt bletën.” En-Nahl, 68.

21- Merimanga; “Shembulli i atyre, të cilët veç Allahut morën mbrojtës (zota idhujsh), është si shembulli i marimangës që thur shtëpi.” El-A’nkebut, 41.

22- Milingona; “Dhe kur arritën në luginën e milingonave, një milingonë tha: “O milingona, hyni në banesat tuaja, e të mos ju shkel Sulejmani dhe ushtria e tij, meqë nuk ju hetojnë juve!” En-Neml, 18.

23- Flutura; “Njerëzit, atë Ditë do të jenë të shpërndarë si fluturat.” El-Karia’h, 4.

24- Bretkosa; “Prandaj, Na atyre ua kemi sjellë vërshimin, karkalecat, rriqërat, bretkosat dhe gjakun.” El-Ea’raf, 133.

25- Balena; “Dhe e gëlltiti balena, sepse ai e meritoi qortimin.” Es-Saffat, 132.

26- Pupëza; “Dhe vështroi shpendët e tha: “Ç’është kjo që nuk e shoh pupëzën? Jo, ajo nuk qenka këtu!” En-Neml, 20.

27- Sorra; “Allahu e dërgoi një sorrë, e cila gropontë në tokë, për t’i treguar se si ta mbulojë trupin e kalbur të vëllait të tij.” El-Maide, 31.

 

Përgatiti: Ali Ashani

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit