5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Cilat janë veprat më të dashura tek Allahu gjatë dhjetë ditëve të para të muajit Dhul Hixheh?

Më të lexuarat

Pyetje: “Cilat janë veprat më të dashura tek Allahu gjatë dhjetë ditëve të para të muajit Dhul-Hixh-xheh?”

Përgjigje: “Vepra më e dashur te Allahu gjatë këtyre ditëve është haxhillëku. Andaj, kujt i lehtësohet shkuarja në haxhillëk duhet të nxitojë sa më parë. E kush nuk mundet, le t’i shpeshtojë lutjet dhe le të përpiqet fort në marrjen e shkaqeve, me shpresë që Allahu i Lartësuar t’ia lehtësojë shkuarjen në haxhillëk në të ardhmen.

Pas kësaj, veprat më të dashura te Allahu janë obligimet. Pra, Allahu do që robi i Tij t’i kryejë ato gjëra që ia ka bërë obligim. Andaj, secili duhet t’i rishikojë obligimet që i ka braktisur. Pra, secili njeri e ka për detyrë t’i kryejë obligimet që i ka braktisur, si për shembull ditët e paagjëruara nga Ramazani; apo kush e ka për detyrë ta jep zekatin (dhe ende nuk e ka dhënë), duhet ta jep menjëherë atë. Kush i ka shkëputur lidhjet farefisnore, atëherë e ka për detyrë t’i rifillojë ato, etj. Këto janë veprat më të dashura tek Allahu i Madhëruar.

Pra, veprat më të dashura te Allahu gjatë këtyre dhjetë ditëve janë t’i kryesh obligimet e lëna dhe të pendohesh tek Allahu për haramet që i ke kryer, për shkëputjen e lidhjeve, për lëndimet që ua ke shkaktuar të tjerëve, dhe të cilat të janë bërë shprehi.

Pas kësaj vijnë punët tjera të mira. Saktësohet në Sunenin e Ebu Davudit nga njëra prej bashkëshorteve të të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), se ai i agjëronte nëntë ditët e para të këtij muaji.

Gjithashtu ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i nxiste shokët e tij që ta shpeshtonin përmendjen e Allahut, si la ilahe il-lAllah, Allahu ekber; ky është dhikri i pakufizuar…

Pra, këto janë ditë të përmendjes së Allahut dhe ditë për kryerjen e veprave të mira. Vepra e mirë gjatë tyre – siç shënohet tek Buhariu dhe Muslimi – është më e dashur te Allahu se lufta në rrugën e Tij.

Allahu e di më së miri!

(Shejh Mesh’hur ibën Hasen Al Selman)

Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit