3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Cilat janë shkaqet e rënies së besimit?

Më të lexuarat

Përgjigja: Falënderimi i takon Allahut. Shkaqet e rënies së besimit janë si më poshtë:

Shkaku i parë: Padituria rreth emrave dhe cilësive të Allahut. Ajo çon në dobësim të besimit, sepse nëse dija e një personi për emrat dhe cilësitë e Allahut zvogëlohet atëherë dhe besimi i tij bie në nivel më të ulët.

Shkaku i dytë: Distancimi nga meditimi mbi faktet kozmike dhe juridike të Zotit. Kjo sjellje shkakton rënie besimi, ose më së paku shkaton ngecjen dhe mungesën e rritjes së tij.

Shkaku i tretë: Gjynahet janë shkak i rënies së besimit sepse gjynahu ka efekte të mëdha në zemër dhe në besim, andaj Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Imorali në momentin kur bën imoralitet nuk mund të jetë besimtar.”

Shkaku i katërt: Braktisja e bindjes. Braktisja e bindjes është shkak i dobësimit të besimit. Nëse bindja është e detyrueshme dhe ai e lë atë pa arsyetim, atëherë është një mangësi për të cilën do të fajësohet dhe dënohet. Nëse bindja nuk është e detyrueshme apo është e detyrueshme por e ka lënë me arsyetim, atëherë konsiderohet mangësi për të cilën njeriu nuk fajësohet e nuk dënohet.

Për këtë arsye, Pejgamberi alejhi selam tregoi që gratë janë të mangëta në arsye dhe në fe. Arsyeja e mungesës së fesë së saj është se nëse ajo ka menstruacione nuk falet e nuk agjëron.

Gruaja nuk fajësohet për lënien e namazit dhe të agjërimit gjatë menstruacioneve, por është urdhëruar që ta bëjë këtë. Kështu që në këtë rast ajo lë një veprim që një burrë e kryen dhe kjo i konsiderohet mangësi në këtë aspekt.

Burimi: Përmbledhja e fetvave dhe shkrimeve të shejh Muhamed bin Salih el Uthejmin, vëll. 1, fq. 52.
https://udhaebesimtareve.com/
Përktheu: Arjan Haskasa

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit