3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Cilat janë pengesat në rrugen drejt lumturisë?

Më të lexuarat

Secili njeri e kërkon lumturinë, mirëpo jo secili e arrinë ate, sepse në rrugën e tij drejt lumturisë ka pengesa të cilat nuk arrinë ti tejkalojë. Andaj e shohim të arsyeshme që të përmendim disa prej këtyre pengesave që të kujdesen njerëzit prej tyre dhe të qëndrojnë në distancë.
1- Mosbesimi. Shikoni se si All-llahu, azze ve xhel-le, e përshkruan vuajtjen dhe fatzisinë: “Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht sikur të ngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë”. (El-Enam: 125).
2- Mëkatet, gabimet dhe krimet. Ajetet dhe hadithet që e sqarojnë këtë gjë janë të shumta, andaj nuk do të ndalemi te ato.
3- Zilia dhe xhelozia. Zilia është shumë i rezikshëm, andaj na ka mësuar All-llahu që të kërkojmë strehim te Ai nga zilia, kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na e ka ndaluar këtë ves sepse e prish jetën komode dhe të këndshme mes muslimanëve.
4- Mllefi dhe urrejtja. All-llahu, azze ve xhel-le, i ka mësuar muslimanët që ti luten Allahut, tebareke ve teala, që mos të lë vend në zemrën e tyre për urrejtje e mllef duke thënë: “…dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!”. (El-Hashr: 10). Njeriu që ka mllef dhe urrejtje tërë kohën mendon se si të hakmiret ndaj atij që e urren, ndoshta e gënjen, e dëmton dhe nuk i frikohet asgjës në drejtim të arrijtes së qëllimit të vet.
5- Hidhërimi. Ska dyshim se hidhërimi është pengesë e lumturisë dhe zemërgjërësisë, andaj All-llahu, azze ve xhel-le, i ka lavdëruar besimtarët duke thënë: “…dhe kur hidhërohen, ata falin”. (Esh-Shura: 37). Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Nuk është i fuqishëm ai që ngadhnjen në mundje por ai që përmban veten kur hidhërohet”. (Buhariu dhe Muslimi).
6- Zullumi. Zullumi ka fundin e keq dhe përfundimin e zymtë. Shembuj për këtë gjë sa të duash si nga historia e hershme si nga historia moderne.
7- Frika prej tjetërkujt përpos All-llahut. Kjo frikë njeriut i sjell vuajte dhe nënçmim.
8- Pesimizmi. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e pëlqente optimizmin dhe e urrente pesimizmin, sepse shkakton vuajtje dhe lodhje. Dr. Aziz Feridi thotë: Pesimisti për shkak të orientimit të tij pesimist përjeton lodhje të madhe dhe ndikojnë më shumë në nervat e tija se sa katastrofat dhe fatkeqësitë e mëdha që e kaplojnë.
9- Mendimi i keq për All-llahun, subhanehu ve teala. All-llahu, azze ve xhel-le, thotë: “O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat …”. (El-Huxhurrat: 12). Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kujdes nga paragjykimet, sepse ato janë gënjeshtra më e madhe”. (Buhariu dhe Muslimi).
10- Mendjemadhësia. Njeriu mendjemadh vazhdimihst jeton në vuajtje dhe fatzisi edhe në qoftëse i nënçmon tjerët dhe ngritet mbi njerëzit.
11- Lidhja e zemrës me krijesat tjera e jo me All-llahun, sikurse ndodh me njeriun e dashuruar me pasion të madh dhe të flakt ndaj ndonjë vajze. Mjafton të lexohen tregime të shumta që flasin dhe tregojnë gjendjen në të cilën kanë ardhur ata që janë dashuruar pa masë në ndonjë vajzë dhe ku i ka sjellur kjo dashuri. Shembulli më specifik në këtë drejtim është rasti i Mexhnunit dhe Lejlës.
12- Droga. Shumë njerëz mendojnë se lumturia sillet me drogë dhe alkool dhe jepen pas tyre duke ikur nga brengat e dynjasë dhe angazhimet e saja, mirëpo ata kanë efektin e kundërt, ato sjellin vuajtje, demoralizim, degjenerim dhe shkatërrim. Këto janë disa prej pengesave kryesore në rrugën e lumturisë, ti njohim dhe të largohemi prej tyre.
All-llahun e lusim që të na jep jetesë të të lumturve, vdekje të shehidavë dhe të na ringjallë në shoqërinë e pejgamberëve. Amin.

Bekir Halimi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit