3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Cilat janë gjërat që e shkaktojnë daljen nga feja?

Më të lexuarat

Dalja nga feja bëhet me njërën nga këto katër gjëra:

E para: Bindja.
E dyta: Veprimi.
E treta: Lënia.
E katërta: Fjala.

Këto janë katër gjëra nëpërmjet të cilave ndodh dalja nga feja. Pra, emëruesi i përbashkët i asaj përmes së cilës ndodh dalja nga feja, kthehet tek njëra prej këtyre katër gjërave:

E para: Bindja. Që të besojë se bashkë me Allahun e Lartmadhërishm ka ortakë, ndihmës, përkrahës; ose dyshon në hyjnizimin e Tij, zotërimin e Tij dhe kudretin (fuqinë) e Tij; ose dyshon në mesazhin e Profetit (sal-lallahu alejhi ue selem); ose (dyshon) në këtë Kuran që Allahu i Lartmadhërishëm ia zbriti atij. E tërë kjo është dalje nga feja, që ndodh si pasojë e bindjes. Andaj, ai që beson me zemër se së bashku me Allahun e Lartmadhërishëm ka ortakë, ndihmës e përkrahës, ose se ka zota të tjerë që e meritojnë adhurimin përveç Allahut, i tilli është i dalë nga feja, si pasojë e kësaj bindjeje.

E dyta: Veprimi. Si fjala vjen: t’i bëjë sexhde ndonjë idhulli. I tilli bën kufër (mosbesim) me këtë veprim dhe del nga feja islame.

E treta: Lënia. Respektivisht, e lë diçka, lënia e së cilës konsiderohet kufër (mosbesim). E nuk ka gjë, lënia e së cilës është kufër, përveçse namazi. Bazuar në fjalën e Profetit (sal-lallahu alejhi ue selem): “Besa që qëndron mes nesh dhe atyre është namazi. Andaj, kush e lë atë ka bërë kufër.” (E shënojnë Ahmedi, nr. 22937, Tirmidhiu, nr. 2621, Nesaiu, nr. 463 dhe Ibn Maxhe, nr.1079) Njashtu ka thënë: “Ajo që qëndron mes njeriut, shirkut (idhujtarisë) dhe kufrit (mosbesimit) është lënia e namazit.” (Shënon Muslimi, nr. 82)
Abdullah ibn Shekiki (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë: “Shokët e të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue selem) lënien e asnjë vepre nuk e konsideronin kufër, përveçse lënien e namazit.” (E shënojnë Tirmidhiu në “Es Sunen”, nr. 2622, Ibn Nasër Merveziu në “Tadhim kadris salah”, nr. 948, Ibn Ebu Shejbe në “El Musannef”, nr. 30446, Ebu Bekr Halali në “Es Sunneh”, nr. 1378)

E katërta: Fjala (tallja me fenë). Ai që tallet me fenë e Allahut dhe vendimet e saj, i tilli –Allahu na ruajttë!-, është i dalë prej fesë. Allahu i Lartësuar thotë për munafikët (hipokritët): “Nëse i pyet, ata do të të përgjigjen: “Ne vetëm po bënim shaka dhe po luanim”. Thuaj: “A mos vallë me Allahun, shpalljet dhe të Dërguarin e Tij po talleni?” Mos u shfajësoni! Ju e mohuat fenë, pasi patët besuar. Nëse Ne i falim disa prej jush (për shkak se u penduan), do t’i ndëshkojmë të tjerët, ngase janë fajtorë (nuk u penduan për talljen që bënë).” (Et Teube, 65-66)

 

Shejhu ynë, prof. dr. Sami Sukajri (Allahu e ruajttë!)
Përktheu: Hoxhë Burim Koçinaj

(Shejhu është ligjërues në xhaminë e Profetit (sal-lallahu alejhi ue selem) dhe anëtar i komisionit të Dijetarëve të Mëdhenj)

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit