0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Cilat janë dispozitat e agjërimit të ditës së Arafatit?

Më të lexuarat

Dispozitat e agjërimit të ditës së Arafatit

Çështja e parë: Përcaktimi i ditës së Arafatit:
Dita e Arafatit është ditën e 9-të të muajit Dhulhixhe.
Çështja e dytë: Gjykimi për agjërimin e kësaj dite:
Është sunet.
Çështja e tretë: Mirësia e agjërimit të ditës së Arafatit:
Në Sahihun e Muslimit është rregjistruar se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Shpresoj te Allahu që agjërimi i ditës së Arafatit të shlyejë gjynahet e vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm”.
Çështja e katërt: Koha e ditës së Arafatit:
Nga dalja e agimit e deri në perëndim të diellit, ndaj ai që e agjëron e bën nijetin që natën, pra pa u futur agimi. Ky është mendimi më i saktë për agjërimin e ditëve të përcaktuara (pra që nuk janë nafile të papërcaktuara). E nëse harron, nuk ha e nuk pi por bën nijetin duke agjëruar deri në perëndim.
  Çështja e gjashtë: Mund të agjërohet dita e Arafatit edhe nëse ka ditë kaza nga Ramazani. E agjëron ditën e Arafatit edhe nëse më vonë do të agjërojë ditët kaza.
Çështja e shtatë: Nuk lejohet që dikush të agjërojë ditë kaza nga Ramazani bashkë me nijetin për të agjëruar ditën e Arafatit.
Çështja e tetë: Agjërohet vetëm dita e nëntë, ndërsa dita e dhjetë (që është dita e Bajramit) nuk agjërohet. Ditën e tetë nëse do e agjëron e nëse do nuk e agjëron, por nuk është prej ditës së Arafatit. Ndryshe nga dita e Ashurasë që shoqërohet me një ditë para ose prapa saj.
Çështja e nëntë: Përsa i përket atij që është në haxh, më e mira për të është që të mos e agjërojë këtë ditë në mënyrë që t’i përkushtohet adhurimeve, sepse agjërimi mund ta plogështojë.

Marrë nga mësimet e shejh Salih Usejmit (Allahu  e ruajt) – Dobifikh                                                                                                                                                                                                                                              

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit