6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

CILAT JANË ATO VEPRIME QË NUK REKOMANDOHEN DHE QË E PRISHIN NAMAZIN?!

Më të lexuarat

Veprimet që nuk rekomandohen gjatë namazit

 

Është e papëlqyeshme që të rrotullohesh ose të kthesh kokën gjatë namazit, dhe është e ndaluar që të shikosh drejt qiellit gjatë tij.

Është e papëlqyeshme që të bësh lëvizje pa ndonjë arsye me vlerë.

Është e papëlqyeshme që të mbash gjëra plot ngjyrë të cilat e shpërqendrojnë personin gjatë faljes, si sende me shumë ngjyrë ose objekte të rënda të cilat tërheqin shikimin.

Është e papëlqyeshme që të vendosen duart në bel në namaz.

 

Veprimet që e prishin namazin

Të flasësh me qëllim, qoftë edhe një fjalë të vetme.

Moskthyerja drejt Kiblës(Qabes).

Dalja e gazrave ose diçka tjetër që e bën të domosdoshme kryerjen e abdesit ose të gusulit.

Lëvizja e njëpasnjëshme dhe e tepruar pa ndonjë arsye të vlefshme.

Të qeshurit.

Shtimi qëllimisht i një veprimi në namaz, si një sexhde ose një ruku tepër.

Paraprirja e imamit me veprime në namaz kur falesh me xhemat.

Shejh Muhamed ibn Salih el Uthejmin

Përktheu: M. Tafa

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit