4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Cila ishte hytbeja e parë e Pejgamberit(alejhi selatu ue selam) në Medine?

Më të lexuarat

E para hytbe profetike në Medine.

Një tabi’in i njohur i cili quhet Ebu Seleme i biri i Sahabiut të njohur, Abdurrahman bin Auf -radiallahu anhu-, na tregon për fjalët e hytbes së parë të Profetit -alejhi selam- në Medine.

Ai thotë:

Në hytben e parë që ka mbajtur Profeti- alejhi selam- në Medine, ai u ngrit mes njerëzve, e falënderoi Allahun, e lavdëroi Atë dhe pastaj tha:

O njerëz! Bëni vepra të mira për veten tuaj!

Dijeni se, pasha Allahun, ndonjërin prej jush ka për ta kapluar kllapia (e Orës së Fundit të Dynjasë) dhe do ta lërë bagëtinë e tij pa bari. Zoti i tij do ta pyes atë pa përkthyes dhe pa pengesa mes tij dhe Atij dhe do t’i thotë:

A nuk të ka ardhur profeti Im dhe t’i përcolli porositë e Mia?!

A nuk të dhashë pasuri dhe të mbulova me mirësitë e mia?!

Atëherë çfarë ke punuar për veten tënde?

Ai do të vështrojë nga e djathta dhe e majta (për të parë se çfarë mund të sjellë) dhe nuk do të shohë asgjë. Pastaj do të vështrojë përpara dhe nuk do të shohë gjë tjetër përveç Xhehenemit.

Kush ka mundësi ta ruaj veten e tij prej Zjarrit, qoftë edhe me një gjysmë hurme (sadaka), le ta bëjë atë! Dhe kush nuk ka as aq, atëherë me një fjalë të mirë, sepse vepra e mirë shpërblehet me dhjetë të mira si ajo, deri në shtatëqind fish.

Selami qoftë mbi ju dhe mbi të Dërguarin e Tij! Gjithashtu dhe mëshira e Allahut dhe begatia e Tij!

E transmeton Bejhakiu me zinxhir të saktë deri te Ebu Selemja -Allahu
e mëshiroftë.

Shkëputur nga libri “XHUMAJA FESTA E MYSLIMANËVE”

Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit