3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Cila është duaja që thuhet në faljen e xhenazes së fëmijës?

Më të lexuarat

Përgjigja: Në namazin e xhenazes së fëmijës thuhet e njëjta dua që thuhet për të rriturin por, gjatë lutjes shtohen dhe fjalët: “O Allah, bëje shpërblim, paraprijës dhe ndërmjetës që i pranohet lutja për prindërit e tij. O Allah, jepu atyre shpërblim të madh dhe rëndoje me të mira peshoren e tyre për shkak të tij.Bashkoje këtë fëmijë me besimtarët e mëparshëm të mirë. Vendose atë në kujdestarinë e Ibrahimit. Mbroje atë, me mëshirën Tënde, nga dënimi i Xhehenemit!”

Është e vërtetuar se Profeti (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Fëmijës i falet namazi i xhenazes dhe bëhet dua për prindërit e tij”

Shejh Ibën Bazi(Allahu e mëshiroftë!)
Burimi: Mexhmu el Fetava
Përktheu Rexhep Milaqi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit