-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Cila do jetë çështja kryesore për Hungarinë gjatë presidencës së BE-së?

Më të lexuarat

“Delja e zezë” e Unionit, gjashtë muaj në udhëheqjen e Brukselit

Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha për mediat gjermane se dëshiron ta vendosë çështjen e migracionit në qendër të presidencës së ardhshme hungareze të Bashkimit Evropian, shkruan dpa.

Orban i tha grupit mediatik Funke në një deklaratë të botuar të dielën se ai mirëpret qëndrimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili po shqyrton opsionet për zhvendosjen e procedurave të azilit në vendet jashtë Bashkimit Evropian.

Hungaria do të marrë presidencën e rradhës gjashtëmujore të BE-së më 1 korrik nga Belgjika.

Orban tha se Hungaria tashmë ka një politikë ku kërkesat për azil shqyrtohen në vendet e treta, për shembull në ambasadën hungareze në Beograd, përpara se aplikantëve t’u jepet drita jeshile për të hyrë në vend.

Marrëdhëniet e stuhishme të Hungarisë me institucionet e BE-së

Në mesin e qershorit, Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) urdhëroi Hungarinë të paguajë një gjobë prej 200 milionë euro dhe një milionë euro shtesë në ditë për moszbatimin e vendimit të mëparshëm për ndryshimin e politikës së azilit.

Vendimi vjen pas një vendimi gjyqësor në dhjetor 2020, i cili urdhëroi Budapestin të ndryshojë procedurat e tij për dhënien e mbrojtjes ndërkombëtare dhe kthimin e shtetasve të vendeve të treta.

Pozicioni i Presidentit të Bashkimit Evropian është kryesisht burokratik dhe përfshin përcaktimin e agjendës së takimeve dhe drejtimin e diskutimeve politike drejt një vendimi, ndonjëherë gjetjen e kompromiseve midis shteteve anëtare të BE-së kur nuk ka konsensus të qartë.

Hungaria ka marrëdhënie të trazuara me institucionet e BE-së për çështjen e sundimit të ligjit dhe korrupsionit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit