5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Cikli Menstrual: nervoza, depresioni, puçrrat…

Më të lexuarat

Sindroma Premenstruale është një grup i simptomave që lidhen pikërisht me ciklin menstrual, dhe që zakonisht paraprijnë një javë ose dy me ardhjen e tij.

Sindroma Premenstruale prek femrat e të gjitha moshave, dhe mund të ketë efekte të ndryshme, për disa janë tortura të vërteta mujore, për disa të tjera diçka e kalueshme lehtësisht.
Shkaqet e e sindromës nuk janë shumë të qarta, sepse ka shumë faktorë në përbërje. Së pari, një arsye e rëndësishme mund të jenë ndryshimet hormonale që kanë femrat pranë menstruacioneve, por mund të ketë shumë shkaqe të tjera, të tilla si ndryshimet kimike, nivelet e ulëta të vitaminave dhe mineralev etj.
Gjithashtu, nëse femra është duke përjetuar një periudhë stresi dhe depresioni, sindroma premenstruale mund të përkeqësohet nga këto faktorë.

Simptomat e kësaj periudhe kaq të padurueshme për femrat janë: puçrrat, ënjtje të gjirit dhe dhimbje, lodhje, pagjumësi, dhimbje barku, diarre ose kapsllëk, dhimbje koke, dhimbje shpine, ndryshimet në oreks dhe epsh, probleme përqendrimi dhe të kujtesës, nervozizëm, ankth, luhatje humori, depresioni. Simptomat, sigurisht, ndryshojnë nga femra në femer.

Sindroma Premenstruale është më e zakonshme në femrat të moshës nga 20 deri 40 vjeç, të cilat kanë të paktën një fëmijë, dhe kanë një jetë familjare të stresuar, që vuajnë nga çrregullime të humorit ose që kanë vuajtur nga depresioni pas lindjes .
Megjithatë, ka disa metoda për të lehtësuar simptomat e sindromës premenstruale. Së pari, është e rëndësishme që të zgjedhin një stili jetë të shëndetshëm: të bëni aktivitet të moderuar fizik në mënyrë të vazhdueshme, duke kombinuar stërvitje aerobike dhe trajnim me peshë, duhet të hani ushqime të shëndetshme duke shmangur ushqime që nuk përmbajnë lëngje, duhet të fleni të paktën 8 orë në ditë dhe duhet të shmangi pirjen e duhanit dhe të akoolit.
Për më tepër disa vitamina dhe minerale mund të ndihmojë: si shtesave të acidit folik, kalcium, magnez, vitaminë B6 dhe vitaminë E. Në lidhje me ilaçet kundër dhimbjeve, është mirë të kërkoni këshilla nga mjeku juaj, sepse jo të gjitha femrat reagojnë në të njëjtën mënyrë ndaj përbërësve aktiv të ilaceve./Portalb/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit