15.6 C
Pristina
E shtunë, 15 Maj, 2021

Si të shtoni apetitin?

Më të lexuarat

Ecja para ngrënies, zgjedhja e ushqimeve të shijshme dhe konsumimi i frutave gjatë ditës, janë një mënyrë për t’ia shtuar vetes apetitin.Mungesa e apetitit është një dukuri jo e rrallë dhe vështirë për t’u menaxhuar.

Por ka disa hapa që mund t’i bëni për ta shtuar atë.

Ecni pak para ushqimit. Duke bërë ecje të vogla para se të hani, është një nga shumë mënyrat për t’u ndihmuar të nxitni apetitin tuaj.

Zgjidhni ushqimet e shijshme. Nëse nuk jeni shumë të uritur, duke zgjedhur ushqimet tuaja favorite mund t’u ndihmojë të hani më shumë.

Zbukurojeni pjatën. Duke i shtuar ushqimit bazë të pjatës tuaj edhe shtesa si mëlmesa apo barishte, ju do ta përmirësoni shijen e ushqimit dhe do ta nxitni apetitin.

Mos pini lëngje gjatë ushqimit. Lëngjet, përfshirë edhe ujin, mund t’ua mbushin stomakun. Andaj pini lëngjet më vonë, për të ndihmuar veten të krijojë më shumë vend për ushqimet që ju trashin.

Hani fruta. Shija e ëmbël e frutave mund ta shtojë apetitin tuaj, veçanërisht kur përzihet në ndonjë formë lehtë të tolerueshme, siç është jogurti i frutave.

/portalb/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit