Presidenti izraelit Isaac Herzog ka deklaruar se ai synon të zhvillojë një dialog me homologun e tij palestinez Mahmoud Abbas, e cili e uroi për marrjen e detyrës,.
“Unë fola sonte me kreun e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, i cili më uronte për pozicionin tim të ri. Me fjalë mirënjohje, unë theksova që kam ndërmend të vazhdoj të mbaj një dialog të përhershëm me të, siç kanë bërë presidentët e mëparshëm izraelitë”, shkroi Herzog në Twitter.
Ai gjithashtu shprehu shpresën se kjo “do të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe ndërtimin e paqes midis dy popujve që jetojnë krah për krah”.
Arritja e paqes së qëndrueshme
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, Abbas theksoi gjatë një bisede telefonike se është e nevojshme të arrihet paqe e qëndrueshme në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Al-Kuds (Jeruzalem).
Kanali izraelit 12 raportoi më parë se Abbas po hartonte një listë të kërkesave në rast se rinisnin bisedimet e paqes palestinezo-izraelite.
Bisedimet midis udhëheqësve palestinezë dhe izraelitë u ndërprenë në prill 2014 për shkak të refuzimit të Tel Aviv për të liruar palestinezët që para vitit 1993. /tesheshi.com/