8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pekini: Kështu SHBA po shkel sovranitetin e Kinës

Më të lexuarat

Ushtria kineze njoftoi se shoqëroi anijen luftarake amerikane USS Benfold, e cila, sipa saj, hyri snë ujërat kineze pranë ishullit Parassel.

“USS Benfold hyri në ujërat e Parassel pa lejen e qeverisë kineze, duke shkelur seriozisht sovranitetin kinez dhe duke dëmtuar stabilitetin e Detit të Kinës Jugore. Ne i nxisim Shtetet e Bashkuara të ndalojnë menjëherë veprimet provokuese”, tha komanda jugore e Ushtrisë Çlirimtare të Popullit të Kinës, siç raportohet nga Reuters.

Ishujt Parasel ndodhen në Detin e Kinës Jugore. Marina amerikane nuk ka komentuar mbi çështjen deri më tani.

Në një deklaratë me shkrim të dielën, Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken tha se liria e lundrimit është me interes të përhershëm për të gjitha kombet.

“Kur bëhet fjalë për rregullat detare, nuk ka kërcënim më të madh askund sesa në Detin e Kinës Jugore. Republika Popullore e Kinës vazhdon të frikësojë vendet e Azisë Jugore, duke kërcënuar lirinë e lundrimit në këtë pasazh të rëndësishëm global,” tha Blinken. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit