-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Çfarë thoshte hoxha nga Shkupi në vitin 2004 për ekstremizmin?

Më të lexuarat

Tema e ekstremizmit ka qenë një ndër tema më të përfolura të vitit 2016, e që shpeshherë gishti për të gjetur fajtorin është drejtuar kah imamët konservator të cilët ndjekin rrugën mesatare të Ehli Sunetit. Në një video të vitit 2004, hoxha nga Shkupi Bekir Halimi ka dhënë disa sqarime të thukëta mbi ekstremizmin, që vlejnë shumë edhe sot.
Ai ka thënë se problematikat madhore të umetit diskutohen me dijetarët eminent dhe ata japin fetva për se si duhet vepruar, ndërsa ka shtuar se ata që janë ekstremistë nuk pyesin dijetar por mëtojnë të nënçmojnë dijetarin dhe pozitën e tij që kinse ai di vetëm për abdes ndërsa për çështje madhore nuk ka njohuri.
Ai ka porositur se veprimet e myslimanëve atëherë të mos determinohen nga veprimet e të tjerëve karshi myslimanëve, ngase Islami nuk është fe e emocioneve, por është fe e diturisë, rregullave dhe parimeve.
Në këtë video, Halimi ka dhënë edhe disa porosi si të kemi kujdes nga ekstremizmi dhe asnjëherë të mos bëhemi prej këtij grupi, ngase Profeti Muhamedi (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) ka paralajmëruar për rrezikun e ekstremistëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit